Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se opozita do të nisë protestat si e vetmja rrugë për të krijuar qeverinë teknike dhe rikthimin e votës së lirë.
Si çdo të hënë, Berisha zhvillon foltoren para kryeministrisë, por prej disa ditësh aty qëndron edhe Adriatik Lapaj.
I pyetur nëse do të zhvendoset apo do ti bashkohet protestës së Lapajt, Berisha dha këtë përgjigje: “Kjo foltorja para kryeministrisë ka filluar javë më parë. Adriatik Lapaj ka filluar një protestë që unë e përgëzoj, e mbështes protestën e tij dhe aktin e tij pa diskutim. Ai zotëri ka vendosur të bëjë maksimumin e asaj që mund të bëjë dhe po bën”.








