Banorët e zonës së Astirit kanë dalë sërish sot në protestë të cilët kanë vijuar me thirrjet kundër qeverisë.
Pjesë e protestës së tyre si çdo natë tjetër është bërë edhe deputeti I Partisë Demokratike, Klevis Balliu i cili i falenderoi banorët për shpresën që ata kanë ngjallur prej 109 ditësh që protestojnë.
“Unë kam krenar që nuk jam më në atë Parlament, sepse prej një viti e gjysëm e ndjeja si një njollë pas shpie në një Parlament të mbushur me kriminelë.
Sot është më e qartë se kurrë se ky njëri guxonte të nxirrte banorët nga të shtëpitë e tyre, sepse ky njeri nuk ka të ngopur. Por ju e ndaluat me vendosmërinë tuaj. Partia Demokratike ju garanton se nuk do të lejojë që ky projekt korruptiv të realizohet”, – deklaroin ndër të tjera Klevis Balliu.