Banorët e Astirit kanë dalë në ditën e 107 të protestës duke bllokuar edhe rrugën nga ku kërkojnë anullimin e projektit të Unazës së Re, sepse sipas tyre, ai është korruptiv dhe dëmton shumë banesa dhe biznese.
Ata kanë përshëndetur vendimin e opozitës për të djegur mandatet e deputetëve duke thënë se ata tashmë kanë vendosur të jenë si qytetarët dhe më qytetarët.
Në protestë ishte si çdo natë i pranishëm edhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu i cili tha se vendimi i sotëm i opozitës erdhi si rrjedhojë e qëndrimit të mazhorancës.
“Nuk kemi nevojë për imunite dhe mandate, mandatet i kemi në shesh me ytetarët. Askush nuk e pyet më Edi Ramën, sot vendosin qytetarët. Sot jam më krenar se kurrë më Partinë Demokratike sepse sot ne jemi njësh me qytetarët, jemi të gjithë njësoj”, – tha deputeti i PD-së.