Deputeti demokrat, Ervin Salianji, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka komentuar protestën e 7 korrikut të thirrur nga ish kryeministrit Sali Berisha teksa shprehet se qeveria ka humbur mbështetjen e qytetarëve.
Salianji, referuar protestës së organizuar me 7 korrik, shkruan se në Bulevard ishin mbledhur mijëra kundër qeverisë.
“Në i nxori dëshpërimi apo dëshpëruesi, fakti ngelet që qeveria e ka humbur mbështetjen e qytetarëve”, shkruan deputeti demokrat.