Gjykata e Tiranës i ka rrëzuar sot kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, Florenc Hoxhës ish-kreut të INUV, i cili u arrestua si i dyshuar për akte të dhunshme gjatë protestës së 16 Shkurtit në Tiranë.
Bashkë me Florenc Hoxhën mbeten në burg Ferit Dankshi, Agim Peposhi, Ilir Hamendani dhe Sajmir Rexhepi.
Arrestimi i tyre u bë në bazë të pamjeve filmike të policisë si dhe ato të vendosura në Kryeministri, të cilat kanë fiksuar të gjithë veprimet e protestuesve.