Propaganda e Ramës dhe Shqipëria e vërtetë, si paraqitet gjendja nga moti i keq në vend – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Propaganda e Ramës dhe Shqipëria e vërtetë, si paraqitet gjendja nga moti i keq në vend –

13:16 | 10/01/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Ramën e rrëzojnë vetëm ndërkombëtarët, opozita pret goditjen përfundimtare –

Kupa e Afrikës/ Egjipti eliminon Bregun e Fildishtë, Salah më i miri për ‘Faraonët’ –

Kupa e Kombeve të Afrikës/ Egjipti eliminon Bregun e Fildishtë, Salah më i miri për ‘Faraonët’ –

Stine vendos të largohet nga shtëpia e BBV, Arbër Hajdari: E kuptove që je i paaftë?

Teksa prej katër ditësh vendi po përballet me mot të egër, shira të pandërprerë dhe përmbytje nga jugu në veri, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me buzëqeshje virtuale. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ndau disa pamje të borëpastrueseve në punë dhe u uroi qytetarëve një fundjavë të mbarë.

“Mirëmëngjes dhe me punën që vijon për përballimin e situatës së krijuar nga moti shumë i keq i ditëve të fundit, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Por për çfarë “mbarësie” e ka fjalën kryeministri, kur një pjesë e mirë e qytetarëve të vendit që ai drejton prej 12 vitesh e kanë kaluar natën në të ftohtë, duke numëruar dëmet e një moti që shumëkush e cilëson jo si mallkim të natyrës, por si faturë të investimeve të munguara dhe të keqmenaxhimit?

Dhe nëse situata është “nën kontroll”, siç thotë Rama, pse nuk publikohen pamjet e një automjeti të ushtrisë që u bllokua në Durrës, duke kërkuar vetë ndihmë, teksa ishte nisur të shpëtonte qytetarët?

VIDEO/ E paprecedentë në Durrës! Makina e ushtrisë shkon të ndihmojë banorët, por ngec në ujë – Balkanweb.com – News24
Pse nuk shfaqen akset rrugore të shembura, zonat e izoluara, apo metra të tërë rruge që prej ditësh nuk janë të kalueshme?

Ndërsa kryeministri ndan hartime optimiste në rrjet, Shqipëria e vërtetë është kjo:

Durrës

Qarku i Durrësit mbetet ndër zonat më të goditura nga reshjet e ditëve të fundit. Deri tani janë evakuuar 848 banorë nga zonat më të rrezikuara, ndërsa dëmet në banesa po dalin në pah dita-ditës.

Përmbytje masive në Durrës: Rreth 800 banesa nën ujë,

Familjet e prekura raportojnë humbje të konsiderueshme, qoftë në banesat e tyre, qoftë në ekonominë bujqësore dhe blegtorale. Në Sukth dhe Katund të Ri situata mbetet më e rëndë, pasi rreth 2800 hektarë tokë bujqësore vazhdojnë të jenë nën ujë. Të mbjellat janë dëmtuar masivisht dhe aktiviteti bujqësor është paralizuar. Në zonat qytetare, uji është tërhequr pjesërisht, por pasojat po përballohen nga banorët të cilët po pastrojnë shtëpitë dhe inventarin e dëmtuar.

Shkodër

Në qarkun e Shkodrës janë përmbytur rreth 266 hektarë tokë bujqësore, me zonat e Obotit, Muriqanit, Pentarit dhe Velipojës më të prekura. Në këto fshatra, parcelat kanë qenë të pakalueshme prej ditësh.

Edhe pse nuk ka banesa të përmbytura, rruga hyrëse për në Obot mbetet me vështirësi të mëdha, duke u kaluar vetëm me mjete të larta për shkak të ujit që arrin deri në 50 centimetra mbi asfalt. Nivelet e lumenjve Buna dhe Drin janë rritur, por për momentin nuk po shkaktojnë dalje nga shtrati. Banorët e zonës presin që uji të tërhiqet në ditët në vijim, nëse reshjet nuk shtohen.

Mirditë

Mirdita është një tjetër zonë problematike, ku përmbytjet nuk kufizohen vetëm te prezenca e ujit, por edhe te shkatërrimi i tokës dhe infrastrukturës. Në Kodër Rrëshen, rrjedha e përforcuar e lumit Fan i Vogël ka zhdukur pjesë të tokës bujqësore dhe ka rrëzuar shtylla elektrike, duke shkaktuar ndërprerje periodike të energjisë.

Në fshatin Tarazh, prurjet e lumit Zmeja kanë nxjerrë në sipërfaqe pjesë të tubacionit të ujësjellësit, duke u kthyer në rrezik për furnizimin me ujë të pijshëm dhe duke kërcënuar rrugën që lidh Rrëshenin me Burrelin. Banorët dhe përfaqësuesit vendorë theksojnë se projektet mbrojtëse janë të hartuara prej kohësh, por mungesa e fondeve ka bërë që ndërhyrjet të mos realizohen.

Fier

Në Fier, reshjet e ditëve të fundit vijojnë të lënë pas pasoja, me disa zona bujqësore ende nën ujë. Edhe pse gjatë natës shiu ra me intensitet të ulët, terreni mbetet tejet i ngopur, duke vështirësuar tharjen e tokave të përmbytura. Në zonat pranë lumit Vjosë, niveli i ujit është ulur në mënyrë të dukshme, por procesi është i ngadaltë dhe parcelat bujqësore në disa fshatra vazhdojnë të mos shfrytëzohen.

Ndërsa Vjosa po kthehet gradualisht në shtratin e saj, situata paraqitet më e ndërlikuar në dy lumenjtë e tjerë kryesorë të qarkut. Seman dhe Shkumbin regjistrojnë rritje të prurjeve dhe kanë dalë nga shtrati në disa segmente, edhe pse për momentin ujërat nuk kanë kapërcyer argjinaturat.

Korçë

Situata në qarkun e Korçës është e rënduar si pasojë e reshjeve intensive, të cilat kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë, probleme në akset rrugore dhe dëmtime të argjinaturave të lumenjve. Rreth 1 800 abonentë në bashkitë Korçë, Maliq, Pogradec dhe Kolonjë ndodhen pa energji elektrike, kryesisht në zona rurale, ndërsa riparimet vijojnë me ritme të ngadalta për shkak të terrenit të vështirë.

Rreth 1 800 abonentë pa energji në Korçë, shembje

Përveç mungesës së energjisë, qarku po përballet edhe me dëmtime të infrastrukturës: në Maliq ka pësuar çarje argjinatura e lumit Devoll, duke hapur rrezik për përmbytje të reja në zonat e ulëta, ndërsa në Pogradec lumi i Verdovës ka shembur një pjesë të rrugës, duke e kufizuar lëvizjen me një korsi. Rrëshqitje dherash janë regjistruar edhe në Çërravë, ku ujërat dhe lëvizja e tokës i janë afruar një banese, duke krijuar ankth mes banorëve.

Rrugët kryesore


Reshjet intensive kanë shkaktuar pengesa të shumta edhe në qarkullimin rrugor. Në segmentin Qafë Dushk–Sevaster rruga është ngushtuar dhe lëvizja kryhet vetëm në një korsi. Në Valare–Erind–Çajup, rrëshqitjet e dheut e kanë bllokuar kalimin përkohësisht. Probleme të njëpasnjëshme janë shënuar gjithashtu në Korçë–Dardhë dhe Përmet–Tre Urat, ku gërryerjet kanë bërë që në disa zona të krijohen çarje të dukshme në trupin e rrugës.

Në Librazhd–Qafë Thanë po vazhdon pastrimi i dherave të shembura, ndërsa në Dushaj–Lekbibaj ka rënë një masiv shkëmbor që ka vështirësuar qarkullimin. Në zonat e thella malore, rënia e dëborës ka sjellë detyrim për zinxhirë dhe goma dimri, veçanërisht në zonën e Thethit, Vermoshit dhe Qafë Malit.

Të Lidhura

Ramën e rrëzojnë vetëm ndërkombëtarët, opozita pret goditjen përfundimtare –

Ramën e rrëzojnë vetëm ndërkombëtarët, opozita pret goditjen përfundimtare –

nga 27
22:48 | 10/01/2026
0

Nard Ndoka, kreu i Partisë Demokristiane, deklaroi në studion e “Terminal” se kryeministri Edi Rama “rrëzohet vetëm nga ndërkombëtarët”. “Ky...

Kupa e Afrikës/ Egjipti eliminon Bregun e Fildishtë, Salah më i miri për ‘Faraonët’ –

nga 27
22:38 | 10/01/2026
0

Egjipti vazhdon rrugëtimin drejt një titulli të tetë në Kupën e Kombeve të Afrikës, pasi mposhti Bregun e Fildishtë me...

Kupa e Kombeve të Afrikës/ Egjipti eliminon Bregun e Fildishtë, Salah më i miri për ‘Faraonët’ –

nga 27
22:32 | 10/01/2026
0

Egjipti vazhdon rrugëtimin drejt një titulli të tetë në Kupën e Kombeve të Afrikës, pasi mposhti Bregun e Fildishtë me...

Stine vendos të largohet nga shtëpia e BBV, Arbër Hajdari: E kuptove që je i paaftë?

Stine vendos të largohet nga shtëpia e BBV, Arbër Hajdari: E kuptove që je i paaftë?

nga 27
22:02 | 10/01/2026
0

Këngëtari Stine ka vendosur të lërë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5. Në nisje të spektaklit të kësaj...

Para
Arrestohet drejtoresha e Ministrisë së Brendshme, Alma Bime, pas shkeljes së arrestit në shtëpi –

Arrestohet drejtoresha e Ministrisë së Brendshme, Alma Bime, pas shkeljes së arrestit në shtëpi -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ramën e rrëzojnë vetëm ndërkombëtarët, opozita pret goditjen përfundimtare –

Ramën e rrëzojnë vetëm ndërkombëtarët, opozita pret goditjen përfundimtare –

22:48 | 10/01/2026

Kupa e Afrikës/ Egjipti eliminon Bregun e Fildishtë, Salah më i miri për ‘Faraonët’ –

22:38 | 10/01/2026

Kupa e Kombeve të Afrikës/ Egjipti eliminon Bregun e Fildishtë, Salah më i miri për ‘Faraonët’ –

22:32 | 10/01/2026
Stine vendos të largohet nga shtëpia e BBV, Arbër Hajdari: E kuptove që je i paaftë?

Stine vendos të largohet nga shtëpia e BBV, Arbër Hajdari: E kuptove që je i paaftë?

22:02 | 10/01/2026
SHBA është e gatshme të ndihmojë –

SHBA është e gatshme të ndihmojë –

21:32 | 10/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ramën e rrëzojnë vetëm ndërkombëtarët, opozita pret goditjen përfundimtare –
  • Kupa e Afrikës/ Egjipti eliminon Bregun e Fildishtë, Salah më i miri për ‘Faraonët’ –
  • Kupa e Kombeve të Afrikës/ Egjipti eliminon Bregun e Fildishtë, Salah më i miri për ‘Faraonët’ –
  • Stine vendos të largohet nga shtëpia e BBV, Arbër Hajdari: E kuptove që je i paaftë?
  • SHBA është e gatshme të ndihmojë –
  • Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ramën e rrëzojnë vetëm ndërkombëtarët, opozita pret goditjen përfundimtare –
  • Kupa e Afrikës/ Egjipti eliminon Bregun e Fildishtë, Salah më i miri për ‘Faraonët’ –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com