Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur dje sekuestrimin e pronave ndaj ish-deputetit socialist, Arben Ndoka.
Për këtë vendim kanë raportuar edhe mediat e huaja. Prestigjiozja “The Associated Press” thekson se Ndokës i janë sekuestruar 30 hektarë tokë publike në rrethin e Lezhës.
Mësohet se Ndokës i janë sekuestruar toka edhe në zonën Rana e Hedhun, Laguna e Lezhës, si edhe disa apartamente në plazh të cilat kapin vlerën 40 milion euro.
Sipas prokurorisë e gjithë kjo sipërfaqe toke në bregdet është përfituar duke faklsifikuar dokumentet në mënyrë të jashtëligjshme.
Dosja 339/ Prokuroria i sekuestron 40 milionë euro pasuri ish-deputetit të PS-së