Prokuroria e Tiranës ka nisur hetim ndaj kompanisë farmaceutike Rejsi Farma për përfitime në mënyrë abuzive nëpërmjet skemës se rimbursimit të barnave si dhe hedhje në tregun farmaceutik të barnave të skaduara.
Drejtoria e hetimit Tatimor duke marre shkas nga një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi veprimtarinë e Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për procesin e rimburismit të barnave ka referuar gjetjet ne Prokurorinë e Tiranës
“Është konstatuar se nga ana e grupit të kontrollit janë marrë në konsideratë për efekt llogaritje, lista e barnave prej 18 medikamente, në sasinë 12,178 copë, me vlerë 41,999,556 lekë, të cilat pretendohet se u ka kaluar afati i skadencës edhe mbi 1 vit, për të cilat nuk ka një dokument ose proces-verbal të lëshuar nga autoritetet kompetente si dhe nuk është kryer procedura e rregullt për nxjerrjen jashtë përdorimit të tyre, duke mos njoftuar Drejtorin Rajonale Tatimore përkatëse nën juridiksionin të cilës i përket, si dhe duke mos marrë miratim nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore”, thuhet në raportin e KLSH.
Çdo vit, një pjesë e buxhetit të Shëndetësisë kanalizohet për të financuar një skemë të konsoliduar korrupsioni mes kompanisë së barnave të skaduara Rejsi Farma dhe drejtuesve së Ministrisë së Shëndetësisë dhe degëve të saj. Pas markës me natyrë Rejsi Farma qëndron Merita Sheqi, me lidhje të forta politike dhe klienteliste.
Vetëm gjatë pesë viteve të fundit, mbi 20 milionë euro kanë dalë nga buxheti i shtetit, duke përfunduar në llogaritë e kompanisë Rejsi Farma për furnizim të spitaleve me ilaçe të skaduara. Paratë kanë kaluar në xhepat familjes Sheqi në zbatim të kontratave klienteliste dhe korruptive me kupolën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe drejtuesit e spitaleve
gijotina.com/








