Prokuroria e Krime të Rënda ka përfunduar hetimet lidhur me akuzat për përfshirje në trafikun e drogës me bandën Habilaj të ish-ministrit Saimir Tahiri, ku ka dërguar sot për gjykim dosjen penale ndaj tij.
Tahiri është thirrur për t’u paraqitur nesër me 28 shkurt ora 13:00 për t’u njohur me akuzat zyrtare të Prokurorisë. Pritet që të ketë edhe një deklaratë nga vetë ai, për atë që e ka cilësuar si “beteja e jetës”.
Më 17 Janar të këtij viti, organi i akuzës njoftoi se do të zgjasë edhe me tre muaj afatet e hetimit. Shkak për zgjatjen e hetimeve është bërë letër-porosia që autoritetet shqiptare i kanë dërguar Malit të Zi dhe Katanias. Përgjigja me sa duket ka ardhur dhe dosja është dërguar për gjykim.