Prokuroria e Durrësit shpall moskompetencën për Adriatik Llallën, dosja kalon tek Krimet e Rënda – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prokuroria e Durrësit shpall moskompetencën për Adriatik Llallën, dosja kalon tek Krimet e Rënda

20:04 | 28/04/2018
në Shqiperi
0

Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencën dhe ka dërguar për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dosjen numer 447, në të cilën është i shënuar emri i ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Për këtë çështje më herët Top Channel pyeti me e-mail prokurorin e medias pranë akuzës së Durrësit, që pranoi se procedimi penal ishte regjistruar në ngarkim të Adriatik Llallës, ndërkohë që pas shpalljes së moskompetencës të dy prokurorët e medias të të dyja prokurorive nuk u përgjigjen.

I kontaktuar në telefon nga Top Channel, avokati i Adriatik Llallës, Sokol Hazizaj e konsideroi hetimin të paragjykuar. “Ju theksoj që çdo veprim procedurial, penal në disfavor të të mbrojturit prej meje, Adriatik Llalla, është i stimuluar. Unë mendoj që është proces i paragjykuar”, thotë Hazizaj.
Dosja “Llalla” është sjellë nga Prokuroria e Durrësit në fundjavë dhe nuk dihet ende se kush do të caktohet si prokurori që do të hetojë ish-eprorin nga viti 2012 deri në dhjetor 2017, e po ashtu njeriun që duket se është vendosur në qendër të vëmendjes së të huajve. Adriatik Llalla ndërkohë pret të dalë para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që është njëri nga organet e vettingut dhe që do të shqyrtojë qëndrimin e institucionit që mbron interesat e publikut, mbi çështjen a duhet, apo jo të kalojë Llalla në sitat e vettingut, kur ai u dorëhoq nga e drejta për të qenë pjesë e drejtësisë.
“Adriatik Llalla ka dhënë dorëheqjen! Komisioni i Vettingut, ose nuk njeh faktet juridike, ose bën sikur nuk i njeh ato. Në këto kushte unë mendoj që çdo proces lind, zhvillohet dhe prodhohet ndaj të mbrojturit prej meje, Adriatik Llalla është joligjor”, deklaron Hazizaj.

Trupa gjyqësore me pesë anëtarë, mes tyre edhe ish-prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama që ishte paraardhëse e Llallës në krye të akuzës, ka thirrur seancën për në datën 16 maj. Por duket se pozitat e Adriatik Llallës janë vështirësuar, pa kaluar shumë kohë nga dorëzimi i detyrës Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Markut.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Disa muaj pas një historie konfliktuale me diplomatin amerikan në Tiranë, së fundmi Departamenti Amerikan i Shtetit i ndaloi Adriatik Llallës dhe familjes së tij, hyrjen në SHBA. Ky vendim u miratua nga Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson me arsyetimin e përfshirjes në raste korrupsioni. Nga ana tjetër, edhe ambasadori amerikan Donald Lu paralajmëroi se çështja “Llalla” nuk mbyllet me një kërkesë të tij për të mos qenë pjesë e drejtësisë. Ish-prokurori i Përgjithshëm i konsideroi reagimet e ambasadorit amerikan si të paparanueshme.

/ Tch

Etiketa: Adriatik llallaprokuroria e durresit

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Burrë e grua kalojnë natën mbi vinç: Do hidhemi se na nxorën nga shtëpia

Burrë e grua kalojnë natën mbi vinç: Do hidhemi se na nxorën nga shtëpia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

23:01 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:11 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:05 | 15/03/2026
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

21:53 | 15/03/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –

21:33 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –
  • Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –
  • Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com