Projektligji për portet, një kapje totale e shtetit dhe grabitje e pronës publike – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Projektligji për portet, një kapje totale e shtetit dhe grabitje e pronës publike –

14:25 | 09/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

E rëndë në Pogradec! Një person tenton të mbytet në liqen, shpëtohet nga kalimtarët –

Ushtronin prostitucion në një apartament në Durrës, arrestohen 4 shtetase kineze –

“Stalini përballë Hitlerit”, Ulsi Manja i dhuron Erion Braçes libër në Kuvend –

U keni vjedhur 1 milionë lekë nga pagat mësuesve, pse s’ua ktheni? –

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka deklaruar se projektligji për portet është një nismë e qeverisë për të favorizuar klientët e saj. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Këlliçi u shpreh se me këtë projektligj, kërkohet që portet të jepen pa garë, pa transparencë dhe në mënyrë të privilegjuar për investitorët strategjikë.

Sipas tij, ky nuk është një ligj për zhvillim, por një ligj për favorizim dhe grabitje të pronës publike. Deputeti demokrat tha se ndërkohë që SPAK-u heton procedurat për portin e ri dhe janë ngritur shqetësime për kompani offshore, qeveria kërkon të kalojë me procedurë të përshpejtuar dhënien e porteve për klientët e saj.

Pjesë nga deklarata:

E nderuara drejtuese e seancës, kam përshtypjen se është në interes të të gjithë qytetarëve dhe të opinionit publik që, sa herë në këtë sallë shtrohen pyetje në interes të qytetarëve, në interes të pronave publike, të ligjeve që pengojnë vjedhjen e parave, fondeve publike apo trojeve publike, t’u jepet një minutë kohë apo 30 sekonda më shumë deputetëve që i shtrojnë këto pyetje. Sepse rrallëherë, në këto tetë apo nëntë muaj të kësaj legjislature të re, kemi dëgjuar të flitet për çështje me rëndësi për qytetarët shqiptarë.

Të nderuar qytetarë që na ndiqni, sot në këtë sallë të Kuvendit po kërkohet të miratohet me procedurë të përshpejtuar një ndryshim në ligjin nr. 9710, datë 10.04.2007, “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë”. Por pyetja që duhet të shtrojë çdo qytetar, dhe që duhet ta shtrojmë edhe ne sot, është shumë e thjeshtë: përse po nxiton kjo qeveri dhe për kë po nxiton?

Sepse për shqiptarët, asnjëherë nuk e kemi parë të nxitojë për të ulur çmimin e naftës; nuk ka nxituar për të shpëtuar fermerët nga falimentimi; nuk ka nxituar për ilaçet e pacientëve me kancer; nuk ka nxituar për të ndalur pastrimin e parave që po shkatërron në mënyrë të vazhdueshme ekonominë tonë; dhe nuk ka nxituar kurrë për të mbrojtur industrinë fason, që po mbyllet çdo ditë e më shumë.

Sigurisht, kjo qeveri nxiton gjithmonë kur vjen puna te klientët e saj strategjikë, te grupet e saj kriminale apo te klientët e preferuar. Sot, me këtë projektligj, kërkohet që portet, një pasuri strategjike kombëtare, të jepen: së pari, pa garë; së dyti, pa transparencë; dhe së treti, në mënyrë të privilegjuar për të ashtuquajturit investitorë strategjikë. Pra, le ta themi qartë: ky nuk është një ligj për zhvillim, por një ligj për favorizim dhe grabitje të pronës publike.

Të nderuar qytetarë, portet nuk janë thjesht marina turistike. Ato janë infrastrukturë strategjike, pasuri publike dhe element thelbësor i sigurisë kombëtare të një shteti. Dhënia e tyre pa konkurrencë reale dhe pa standarde të barabarta cenon drejtpërdrejt interesin publik, por edhe marrëdhëniet tona me partnerët europianë dhe partnerët strategjikë.

Dhe këtu qëndron problemi më i madh: ky projektligj bie ndesh me vetë rrugën e integrimit europian të Shqipërisë. Sepse cenon parimin e konkurrencës së lirë, krijon dyshime për ndihmë shtetërore selektive dhe dobëson transparencën në përdorimin e aseteve publike. Këto nuk janë detaje teknike, por thelbi i acquis të Bashkimit Europian.

Në një kohë kur Shqipëria negocion kapitujt e integrimit, dhe kur Bashkimi Europian ka ngritur shqetësime për çështje të rëndësishme, ky ligj dërgon një mesazh të rrezikshëm: që rregullat mund të anashkalohen për klientë të caktuar të qeverisë. Integrimi nuk bëhet me fjalë, por me standarde – dhe këtu standardet po shkelen.

Kjo nuk është hera e parë. E kemi parë këtë model te Porti i Durrësit dhe në afera të tjera, ku pasuria publike është kthyer në interes privat. Rezultati? Humbje miliardash për shtetin, kosto për qytetarët dhe dobësim i pozicionit tonë ekonomik në rajon.

Më konkretisht, shqiptarëve u është grabitur Porti i Limionit, një aferë nën hetim nga SPAK-u. U është grabitur Porti i Durrësit, për t’u zëvendësuar me projekte ndërtimi, duke sjellë humbje të mëdha ekonomike dhe kosto të reja për buxhetin e shtetit.

Sot, ndërkohë që SPAK-u heton procedurat për portin e ri dhe janë ngritur shqetësime për kompani offshore, kjo qeveri kërkon të kalojë me procedurë të përshpejtuar dhënien e porteve për klientët e saj.

Pra, në vend që të reflektojë, qeveria kërkon ta institucionalizojë këtë model: një model ku shteti nuk është më arbitër, por palë; ku ligji nuk është për të gjithë, por për disa; dhe ku pasuria publike trajtohet si pronë private.

Të dashur qytetarë shqiptarë, kjo nuk është reformë, por një kapje e plotë e shtetit. Nëse ky ligj miratohet, nuk po ndërtojmë marina turistike, por po krijojmë një precedent të rrezikshëm për kapjen e çdo aseti publik në të ardhmen.

Të Lidhura

E rëndë në Pogradec! Një person tenton të mbytet në liqen, shpëtohet nga kalimtarët –

E rëndë në Pogradec! Një person tenton të mbytet në liqen, shpëtohet nga kalimtarët –

nga 27
15:33 | 09/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar dje në Pogradec, ku një 69-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës. Sipas informacioneve,...

Sherr në Durrës, tre persona dhunojnë një çift 55-vjeçarësh dhe i dëmtojnë makinën –

Ushtronin prostitucion në një apartament në Durrës, arrestohen 4 shtetase kineze –

nga 27
15:21 | 09/04/2026
0

Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Storm 17”, pas një hetimi që zgjati katër javë. Gjatë aksionit u arrestuan në...

“Stalini përballë Hitlerit”, Ulsi Manja i dhuron Erion Braçes libër në Kuvend –

“Stalini përballë Hitlerit”, Ulsi Manja i dhuron Erion Braçes libër në Kuvend –

nga 27
15:03 | 09/04/2026
0

Ulsi Manja i ka dhuruar Erion Braçes këtë të enjte në sallën e Kuvendit një libër. Në foto duket libri...

U keni vjedhur 1 milionë lekë nga pagat mësuesve, pse s’ua ktheni? –

U keni vjedhur 1 milionë lekë nga pagat mësuesve, pse s’ua ktheni? –

nga 27
14:51 | 09/04/2026
0

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, kërkoi në Kuvend sqarime nga ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, për një vendim...

Para
E neveritshme që sektori i ndërtimit futet në kornizën e krimit –

E neveritshme që sektori i ndërtimit futet në kornizën e krimit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E rëndë në Pogradec! Një person tenton të mbytet në liqen, shpëtohet nga kalimtarët –

E rëndë në Pogradec! Një person tenton të mbytet në liqen, shpëtohet nga kalimtarët –

15:33 | 09/04/2026
Sherr në Durrës, tre persona dhunojnë një çift 55-vjeçarësh dhe i dëmtojnë makinën –

Ushtronin prostitucion në një apartament në Durrës, arrestohen 4 shtetase kineze –

15:21 | 09/04/2026
“Stalini përballë Hitlerit”, Ulsi Manja i dhuron Erion Braçes libër në Kuvend –

“Stalini përballë Hitlerit”, Ulsi Manja i dhuron Erion Braçes libër në Kuvend –

15:03 | 09/04/2026
U keni vjedhur 1 milionë lekë nga pagat mësuesve, pse s’ua ktheni? –

U keni vjedhur 1 milionë lekë nga pagat mësuesve, pse s’ua ktheni? –

14:51 | 09/04/2026
E neveritshme që sektori i ndërtimit futet në kornizën e krimit –

E neveritshme që sektori i ndërtimit futet në kornizën e krimit –

14:35 | 09/04/2026

Më Të Lexuarat

  • E rëndë në Pogradec! Një person tenton të mbytet në liqen, shpëtohet nga kalimtarët –
  • Ushtronin prostitucion në një apartament në Durrës, arrestohen 4 shtetase kineze –
  • “Stalini përballë Hitlerit”, Ulsi Manja i dhuron Erion Braçes libër në Kuvend –
  • U keni vjedhur 1 milionë lekë nga pagat mësuesve, pse s’ua ktheni? –
  • E neveritshme që sektori i ndërtimit futet në kornizën e krimit –
  • Projektligji për portet, një kapje totale e shtetit dhe grabitje e pronës publike –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E rëndë në Pogradec! Një person tenton të mbytet në liqen, shpëtohet nga kalimtarët –
  • Ushtronin prostitucion në një apartament në Durrës, arrestohen 4 shtetase kineze –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com