Projektet e FSHF-së rritën me 25% ekipet & futbollistët e regjistruar në kampionate – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Projektet e FSHF-së rritën me 25% ekipet & futbollistët e regjistruar në kampionate –

17:34 | 08/07/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Bilanci i Shoqatës Rajonale të Futbollit Fier për edicionin 2022-2023 mund të quhet i suksesshëm duke parë aktivitetet e shumta futbollistike dhe ndeshjet për të gjitha moshat në të gjitha nivelet e kampionateve. Këtë e tregojnë më së miri edhe shifrat që konfirmojnë një rrite të konsiderueshme të ekipeve dhe futbollistëve të regjistruar, djem dhe vajzave krahasuar me një sezon më parë.

Sipas statistikave të SHRF Fier numri i ekipeve dhe futbollistëve ka ardhur gjithmonë në rritje, duke parë dinamikën e tyre që nga viti 2010 (vit kur janë krijuar shoqatat rajonale) ku zona Fier kishte 46 ekipe me 713 futbollistë në total. Në sezonin 2021-2022 kjo shoqatë numëronte 154 ekipe (13 për femra) dhe 2143 futbollistë (225 femra), ndërsa për sezonin 2022-2023 shoqata e Fierit regjistroi 185 ekipe (14 për femra)  dhe 2757 futbollistë (216 femra), një rritje rreth 25% me sezonin e mëparshëm.

Në total u organizuan 1704 ndeshje gjatë gjithë sezonit në të gjitha kampionatet nga mosha U-7 e deri te moshat U-19. Për t’u veçuar kampionati i moshës U-13 për vajza ku morën pjesë 6 ekipe me 93 futbolliste të regjistruara si edhe Kampionati për vajza i shkollave 9-vjeçare ku merrnin pjesë 8 ekipe me 123 futbolliste dhe ku u organizuan 56 ndeshje.

Uniforma Ime – Në këtë rritje të shifrave kanë ndikuar projektet e rëndësishme të FSHF-së siç është “Uniforma Ime”, që pati në impakt të madh në afrimin e më shumë fëmijëve me futbollin. Edhe në zonën e Fierit, ashtu si edhe në të Shqipërinë, u pajisën me set të plotë stërvitor dhe loje veshjesh të gjitha ekipet e federuara në sezonin 2022-2023. Projekti “Uniforma Ime” u zbatua me sukses duke bërë jehonë pozitive në gjithë territorin që mbulon SHRF Fier dhe duke u vlerësuar nga i gjithë komuniteti nisma e FSHF-së në mbështetje të familjeve e fëmijëve të cilët janë të angazhuar në lojën magjike të futbollit. Gjithashtu, nuk duhet lënë pa përmendur impakti i rëndësishëm që kanë pasur projektet “Topi Yt” e veçanërisht incentivimi i futbollit të vajzave.

Edukimi dhe infrastruktura – Ndër risitë e këtij edicioni duhet veçuar edhe edukimi dhe trajnimi i gjithë ekipeve nga trajner të licensuar, realizuar në bashkëpunim me Sektorin e Edukimit në FSHF. Kursi i trajnerëve për licensën UEFA C i organizuar nga FSHF në Fier gjatë muajve mars-maj 2023 plotësoi kriteret e vendosura nga FSHF-ja që trajnerët të cilët merren me stërvitjen e fëmijëve të kenë patjetër një nivel të caktuar profesional në bazë të moshave që ata stërvitin.

Sakaq, projektit tjetër i FSHF-së “100 Fushat” gjeti zbatim në fushat stërvitore në qytetin e Lushnjes, stadiumin e Orikumit dhe në pritje për zbatimin e ndërtimin e fushave në Divjakë, Dimal, Vlorë, Roskovec, duke ju dhënë kënaqësinë fëmijëve të stërviten e luajnë në kushte komode.

Gjithsesi, infrastruktura mbetet një fushë ku ka nevojë për përmirësim dhe pavarësisht përpjekjeve të FSHF-së nevojitet dhe mbështetja e institucioneve qeveritare për të pasur më shumë fusha dhe terrene më të mira gjë që mund të ndikojë ndjeshëm në zhvillimin e futbollit.

Përzgjedhja e talenteve – Evidentimi dhe përzgjedhja e futbollistëve të spikatur për ekipet përfaqësuese rajonale të datëlindjeve 2009, 2010, 2011 si dhe stërvitjet periodike të tyre çdo të hënë përgjatë muajve dhjetor 2022- maj 2023 shërbyen për një përfaqësim dinjitoz të tyre në turnet e ekipeve përfaqësuese rajonale në muajin janar e maj 2023 ku nga 6 finalet kombëtare në 5 prej tyre ishin ekipet e SHRF Fier.

Gjithashtu, ngritja për herë të parë e ekipeve të përfaqësueseve rajonale të moshave U-14 dhe U-13, grumbullimi dyditor i tyre për motivimin e monitorimin e elementeve më të spikatur si baza e ekipeve kombëtare të moshave është një tjetër element shtytës për rritjen e cilësisë.

Prioritet i SHRF Fier mbetet futbolli i fëmijëve, sidomos i vajzave si edhe aplikimi i projektit “Playmakers” në 5 qendra dhe të drejtuara nga 6 koordinatore, për të zgjuar te vajzat dëshirën për të ushtruar në vazhdim stërvitjen e organizuar në futboll.

Read more

Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

Të Lidhura

nga 27
19:55 | 16/03/2026
0

Eco Tirana, kompania që ofron shërbimet e menaxhimit të mbetjeve në kryeqytet, ka përjetuar një tjetër riorganizim të rëndësishëm, që...

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

nga 27
18:53 | 16/03/2026
0

Ka nisur Foltorja, përpara Kryeministrisë. Edhe këtë të hënë kreu i PD Sali Berisha, ka mbajtur protestën e radhës, ku...

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

nga 27
18:15 | 16/03/2026
0

Vllaznia dhe Elbasani shfaqen si dy pretendentë kryesorë, për fitimin e titullit kampion. Të dyja ekipet janë me pikë të...

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

nga 27
17:53 | 16/03/2026
0

Kompania Sigal e Avni Ponarit zotëron shumicën e tregut të sigurimit dhe e ruan këtë monopol përmes AMF dhe Autoritetit...

Para
Neritan Ceka ngre alarmin: Jo profesionistë po gërmojnë në monumente

PD-PS po shkojnë drejt shkrirjes, Basha s’ka të ardhme. Ja modeli që i duhet PD -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

19:55 | 16/03/2026
PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

18:53 | 16/03/2026
Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

18:15 | 16/03/2026
Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

17:53 | 16/03/2026
Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

17:07 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –
  • PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –
  • Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –
  • Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –
  • Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –
  • Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –
  • PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com