Profesor Rexhep Uka: Nëse mbizotërojnë interesat vetjake atëherë çdo gjë zhbëhet… (Film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Profesor Rexhep Uka: Nëse mbizotërojnë interesat vetjake atëherë çdo gjë zhbëhet… (Film)

12:58 | 18/12/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Profesor Rexhep Uka mbajti një fjalim të gjatë dhe që u shoqërua me duartrokitje të forta gjatë Kuvendit Kombëtar të PD-së. Ai bëri një parashtrim të gjithçkaje që ka ndodhur gjatë fillimit të viteve ’90 kur PD erdhi për herë të parë në pushtet duke shfaqur probleme të theksuara në raport me administrimin e tij.

“Kam mbi një dekadë që kam grumbulluar disa minuta më tepër për t’iu thënë diçka. Pavarësisht motivit të këtij Kuvendi, mendoj se do të jetë një hap, një stacion më i lartë për të çuar me tej demokracinë tonë të brishtë. Shqiponja me dy krena nuk e ka fajin, sepse edhe ne po dukemi sikur jemi dy krena të një trupi. Boll me qenë e fortë si ajo e të mirat vijnë pas. Se do zgjidhim diçka e gjithçka sot, utopi. Se për çka kemi nevojë për t’u shëndetësuar politikisht, për të qenë aty ku na thërret koha e misioni, nuk dalim nga dera pa e thënë. A mund të ketë ndonjë mosmirënjohës, sado opozitar, që të mohojë rolin e PD? Nuk e besoj. Ne do t’i detyrohemi brez pas brezi qytetarisë. Të përjetshëm do mbeten në kujtesën e popullit martirët, ata që dhanë më të shtrenjtën, sublimen, jetën e tyre. Për herë të parë në jetë ishim të çliruar nga censura. Gatishmëria për të rrëzuar komunizmin ishte deklamative, por sfida e demokracisë ishte e panjohur. Të vetmen politikë që dinim ishte rrëzimi një orë e më parë i komunizmit. Me gatishmëri e dashuri kozmike, nga SHBA arritën ndihmat e para. Ata kishin kuptuar nevojën urgjente si të flisnim për demokracinë. Jehona ishte e paparashikueshme. Faleminderit Amerikë!“, tha ai.

Uka u shpreh se pak nga pak pa se si anëtarët dhe drejtuesit e partisë filluan të heshtin përballë kryetarit, të frikësuar se “nuk do të ishin të listën e tij”.

Read more

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin –

Aksidentoi nënën me dy fëmijë, rrestohet shefi i Logjistikës në Policinë Kufitare Kukës –

Shpërthim me lëndë plasëse në një servis në Vaun e Dejës, policia jep detaje –

Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij –

“Këto gjëra që kanë ndodhur më kujtojnë një thënie andej nga ne: ‘Ti rrih sa të duash, por unë kësaj nuk i them bukë e pjekur“, tha ai duke shkaktuar të qeshura, të cilat u shoqëruan me duartrokitje të forta.

Uka vijoi duke theksuar se pavarësisht motivit të thirrjes së tij, Kuvendi do të jetë një stacion për të çuar më tej demokracinë tonë të brishtë

“Shqiponja më dy krenat nuk e ka fajin, boll me qenë të fortë si ajo dhe të mirat vijnë pas”, u shpreh ai.

Uka solli në vëmendje të gjitha kontributet e PD-së në fillimet e pluralizmit, ndërsa kujtoi edhe fjalët e një veterani komunist.

“Përderisa me veshët e mi kam dëgjuar nga një komunist veteran, ‘për nder e bënë këta qentë’, a ka kompliment më të bukur? Përmbysja e regjimit diktatorial të Enver Hoxhës ishte vepër e lëvizjes studentore, akti më i lartë pas Shpalljes së Pavarësisë. Askush nuk u mburr, askush nuk pretendoi pronësinë dhe autorësinë e asaj vepre.  Grupi unë i parë parlamentar për herë të parë shpalosi një fjalor që kurrë më parë nuk ishte përdorur më parë, “Faleminderit Amerikë!”, tha ai.

Uka u shpreh se:  “Sot nuk është ditë leksionesh as predikimi. Është ditë mesazhi, tubim reflektimi, kthimi i Shqipërisë te Evropa, liri demokraci. Të bësh fajtor sot një njeri të vetëm për gjithçka që po kalojmë, përveçse fetish ndaj tij, është e gabuar dhe aspak e ndershme. Nëse mbizotërojnë interesat vetjake atëherë çdo gjë zhbëhet dhe sjell zhgënjim”.

Etiketa: Kuvendi Kombëtar të PD-sëProfesor Rexhep Uka

Të Lidhura

E rëndë në Tiranë! Vetëvritet 33-vjeçari, hidhet nga ballkoni i banesës së tij –

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin –

nga 27
10:30 | 12/01/2026
0

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, në rrugën “Gjeneral Nikols”. Policia bën...

Aksidentoi nënën me dy fëmijë, rrestohet shefi i Logjistikës në Policinë Kufitare Kukës –

Aksidentoi nënën me dy fëmijë, rrestohet shefi i Logjistikës në Policinë Kufitare Kukës –

nga 27
10:14 | 12/01/2026
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë  I.D., me detyrë Shef i Logjistikës pranë DVKM Kukës,...

Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë –

Shpërthim me lëndë plasëse në një servis në Vaun e Dejës, policia jep detaje –

nga 27
10:00 | 12/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit të së hënës në fshatin Shelqet të Vaut...

Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij –

Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij –

nga 27
09:46 | 12/01/2026
0

Pronari shqiptar i një restoranti në Greqi dhe djali i tij mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me...

Para
Basha në Kuvendin Kombëtar: Jemi mbledhur në emër të së vërtetës, e vetmja rrugë për çlirimin e demokracisë (Film)

Basha në Kuvendin Kombëtar: Jemi mbledhur në emër të së vërtetës, e vetmja rrugë për çlirimin e demokracisë (Film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E rëndë në Tiranë! Vetëvritet 33-vjeçari, hidhet nga ballkoni i banesës së tij –

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin –

10:30 | 12/01/2026
Aksidentoi nënën me dy fëmijë, rrestohet shefi i Logjistikës në Policinë Kufitare Kukës –

Aksidentoi nënën me dy fëmijë, rrestohet shefi i Logjistikës në Policinë Kufitare Kukës –

10:14 | 12/01/2026
Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë –

Shpërthim me lëndë plasëse në një servis në Vaun e Dejës, policia jep detaje –

10:00 | 12/01/2026
Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij –

Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij –

09:46 | 12/01/2026
Nga Instagrami i Boçit te bizneset e Abules, skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro –

Nga Instagrami i Boçit te bizneset e Abules, skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro –

09:40 | 12/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin –
  • Aksidentoi nënën me dy fëmijë, rrestohet shefi i Logjistikës në Policinë Kufitare Kukës –
  • Shpërthim me lëndë plasëse në një servis në Vaun e Dejës, policia jep detaje –
  • Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij –
  • Nga Instagrami i Boçit te bizneset e Abules, skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro –
  • Ndryshime në polici, emërohen drejtuesit për Korçën, Lezhën dhe Durrësin (Emrat) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin –
  • Aksidentoi nënën me dy fëmijë, rrestohet shefi i Logjistikës në Policinë Kufitare Kukës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com