Ambasada Britanike ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me procesin e zgjedhjes së Drejtuesit të SPAK, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për përparimin e Shqipërisë në forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.
Në deklaratë theksohet se është thelbësore që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ta zhvillojë këtë proces në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente.
Mbretëria e Bashkuar shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me cilindo që do të zgjidhet në krye të SPAK, me synimin për të vijuar dhe forcuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.
Reagimi i Ambasadës Britanike:
Zgjedhja e Drejtuesit të SPAK është një hap i rëndësishëm në përparimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.
Është e rëndësishme që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ta realizojë këtë proces në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente.
Mbretëria e Bashkuar pret me padurim të bashkëpunojë me këdo që do të zgjidhet, për të vazhduar dhe forcuar marrëdhënien tonë të shkëlqyer.










