Gjatë procesit gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij është tensionuar situata në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Ndërsa po vijonte seanca, Gilmando Dani i ka kërkuar gjyqtares Dollani të tregojë nëse është kërcënuar. Me gjithë këmbënguljen e tij, Dollani nuk ka dhënë përgjigje dhe i ka kërkuar të ulet. Pas mosbindjes së tij gjykatësja e ka përjashtuar nga seanca.
Katër të pandehurit dhe avokatët kanë lënë seancën.