Presidenti serb Aleksandar Vucic është shtruar në spital pasi ka përjetuar probleme me zemrën, tha zyra e tij të Shtunën.
Vuçiç, 49 vjeç, u shtrua në një spital ushtarak në Beograd për shkak të problemeve kardiovaskulare të Premten, thuhet në një deklaratë nga zyra e tij.
Vuçiç u bë kryeministër i serbisë në vitin 2014 dhe u zgjodh president në 2017.
Megjithëse roli presidencial është ceremonial, ai mban kontrollin politik si kryetar i Partisë Progresive Serbe, e cila ka qenë në pushtet që nga 2012./tch