Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi deklaroi ditën e sotme se qeveria siç e ka nisur do të ngrejë teori dhe për motër e vëlla, njëjtë si u bë me “prindi 1 dhe 2”.
Nga foltorja e Kuvendit, Boçi tha se qeveria nuk e ka në qëndër familjen e se po e shkatërron atë.
Boçi: Dilni me teorira prindi 1 dhe prindi 2, prit kur të dilni me teori për motër dhe vëlla. Nuk keni fëmijët tanë në qendër, po shkatërroni thelbin e familjes, askush nuk flet dhe askush nuk foli.