“Komunikatë e Oborrit Mbretëror. Familja Mbretërore Shqiptare ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë mbarë Kombin Shqiptar se Naltësia e Tij Princ Leka II ka shpallur ditën e martesës së Tij me Znj. Elia Zaharia me datë 8 tetor 2016, në Tiranë. Urojme me zemër trashëgimin e Familjes Mbretërore brez pas brezi! Skënder Zogu/ Oborri Mbretëror Shqiptar”. Me këtë njoftim publikuar sot në faqen zyrtare në facebook të trasjëgimtarit të familjes mbretërore shqiptare bëhet e ditur organizimi i ceremonisë martesore për një lidhje të gjatë fejese mes Princ Lekës dhe aktores Elia Zaharia.