Para nisjes së Invictus Games në Toronto, Princi Harry dhe zonja e parë amerikane Melania Trump patën një takim.
Takimi mes tyre ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore, për shkak të një gjesti që Princi bëri gjatë kohës kur po pozonin para fotografëve.
Siç duket edhe në foto Princ Harry ka bërë “shenjën e djallit” teksa pozonte bashkë me Melanin.
Ky gjest është komentuar gjerësisht nga rrjetet sociale, të shumtë kanë qënë ata që e kanë cilësuar si një veprim të qëllimshëm dhe të kryer me vetëdije të plotë, ndërsa nuk kanë munguar edhe komentet që thonë se ishte një gjest i paqëllimshëm dhe krejt spontan.