Presidenti i Republikës Bujar Nishani dënon me forcë aktin mizor dhe nxitësit e sulmit terrorist në Arenën e Mançesterit duke u solidarizuar me qytetarët e autoritetet britanike.
Në njoftimin e Presidencës Nishani ka theksuar se terrorizmi nuk do të arrijë t’i mposhtë e gjunjëzojë vendet e shoqëritë e lira.
Presidenti ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe të afërmit e viktimave të këtij sulmi si dhe u uron shërim sa më të shpejtë të lënduarve.
“Shpreh hidhërimin e thellë mbi viktimat e pafajshme dhe të plagosurit e shumtë të akteve të mbrëmshme terroriste në Arenën e Mançesterit në Britaninë e Madhe”, thuhet në njoftimin e Presidences.