Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker theksoi sot se tregjet financiare nuk do të diktojnë votën e italianëve, duke mohuar disa deklarata të bëra nga komisioneri i Buxhetit, Gunther Oettinger që shkaktuan shumë polemikë në Itali.
Ndërkohë që Bursa e Milanos përfundoi sot me një rënie prej 2,65%, duke regjistruar performancën më të dobët mes tregjeve financiare europiane, nën sfondin e krizës politike në Itali.