“Si gjithmonë lidershipi premtoi rrëzimin e Ramës, por prodhuan vetëm një xhiro në bulevard”, kështu është shprehur ish-deputeti i PD Ervin Salianji nëpërmjet një reagimi në platformën X, pas përfundimit të protestës së opozitës.
“Si gjithmonë lidershipi premtoi rrëzimin e Ramës, por prodhuan vetëm një xhiro në bulevard. Keshtu jo vetëm që nuk rrëzohet Edi Rama, por në fakt po e mbahet në këmbë. Fajin për korrupsionin e ka Rama dhe jo qytetarët, bizneset dhe rrugët e Tiranës!”, shprehet ai.
Protestuesit kundër Ramës janë heronj. Edhe pas 13 vitesh, ata vazhdojnë të qëndrojnë, të rezistojnë dhe të reagojnë përballë një qeverisjeje të degraduar dhe thellësisht të korruptuar si ajo e Edi Ramës.
Policia e Ramës sillet joprofesionale dhe mbyt me gaz qytetin por fatkeqësisht, lidershipi i opozitës është pa strategji, pa vizion dhe i zhytur në premtime fantazmagorike e në delir politik. Pa asnjë lidhje me pritshmëritë reale të shoqërisë.
Të trembur vetëm nga humbja e karrigeve të tyre, ata as dinë dhe as duan të dëgjojnë zërin e demokratëve që kërkojnë ndryshim të vërtetë që mundëson largimin e Ramës!
Qytetarët e Tiranës nuk kanë pse mbajnë asnje kosto shtese prej keqqeverisjes, as gazin as molotovët!
22 Marsi është dita e pluralizmit shqiptar. Dita e kthesës historike pas 45 vitesh vrasjesh, persekutimi dhe shtypjeje të ndërgjegjes. Institucioni politik që krijuan shqiptarët e lirë dhe të guximshëm ishte Partia Demokratike e Shqipërisë:
partia e rinisë, e intelektualëve të lirë, e ndryshimit dhe e shpresës europiane.
Kjo është simbolika e 22 Marsit. Kjo datë nuk mund dhe nuk duhet t’i shërbejë kultit të personalitetit të askujt.
Sepse Partia Demokratike nuk u krijua për të mbajtur karrige, por për të rrëzuar regjime. Dhe kush e ka harruar këtë, është bërë pjesë e problemit, jo e zgjidhjes.
Zgjidhja është e qartë: gara, vota dhe zgjedhjet. Vetëm kështu Partia Demokratike mund të rikthehet fituese!
P.s. u prit te largohej Balluku qe te hidheshin disa fishekzjarre tek Ministria e Infrastruktures.
gijotina.com/









