Një vatër e madhe zjarri ka pushtuar njësinë administrative Skënderbegas, në fshatin Ermenjë të Gramshit.
Zjarri ka rënë në malin e Koshicës, ku për pasojë janë djegur rreth 4 hektarë pyll me pisha.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë zjarrfikës. Zjarri është i përmasave të mëdha dhe është e vështirë për neutralizimin e saj, për shkak të terrenit të vështirë. Ndërkaq izolimi po bëhet me mjete rrethanore dhe pompa krahu.