Lura një shembull i shkëlqyer i shkatërrimit
Dikur perlë e natyrës shqiptare. Sot shembulli më i qartë i një shkatërrimi primitiv që i është bërë kësaj natyre. Pishat e dikurshme ose janë prerë ose janë djegur. Liqenet tashmë pasqyrojnë një peisazh të shkretë e të rrënuar. Fotot më poshtë, të publikuara së fundi në Facebook nga gazetari e botuesi Bujar Karoshi, nuk kanë nevojë për asnjë koment. Ata janë thjeshtë shprehje e një pranvere të “zhveshur” në Lurë.