Miqtë dhe familjarët i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit socialist Arben Ndoka, i cili u vra një ditë më parë.
I pranishëm në ceremoninë mortore ishte edhe i biri Samuel Ndoka, i cili me pranga në duar i dha lamtumirën e fundit të atit.
Ai është sjellë nga dy furgona policie, ndërsa ishte në vëzhgim nga efektivet gjatë gjithë ceremonisë.