Gjashtë kuintal letra të padorëzuara janë gjetur nga policia italiane në shtëpinë dhe garazhin e një postieri në Vicenza, i cili duket se nuk e kishte me shumë qejf të bënte punën e tij.
Për saktësinë e hetimit, autoritetet thanë se bëhet fjalë për 573 kilogram postë, sasia më e madhe e materialit postar që është sekuestruar ndonjëherë në historinë e Italisë. Mësohet se postieri përtac një pjesë të letrave që duhej të dorëzonte i linte në shtëpi apo në garazh, duke qenë padyshim postieri më i shlodhur në Itali.
Ndaj tij tashmë janë bërë paditë e para, ndërsa nuk është e qartë pse i ka ruajtur letra dhe nuk i ka hedhur, pasi asnjë prej tyre nuk ishte e hapur. Policia italiane tha se pavarësisht vonesës, e gjithë korrespondenca do t’i dorëzohet njerëzve tek të cilët duhej të kishte shkuar vite më parë.