Kryetari i Partisë së Lirisë deklaroi se Rilindja është një makineri që prodhon vetëm krim në vend.
Meta theksoi se PL është e vendosur që t’i shpallë luftë korrupsionit.
“Rilindja është e zhytur në krim. Ne si PL jemi të vendosur që t’i shpallim luftë korrupsionit.
Drejtësia në vend është me regji, teksa Edi Rama e të tijët vetëm vjedhin e dëbojnë qytetarët. Në Portin e Durrësit po bëhet vjedhje e madhe edhe tek inceneratorët”, tha Meta.