Porti i Durrësit, afera më e madhe korruptive dhe antikombëtare e Ramës – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Porti i Durrësit, afera më e madhe korruptive dhe antikombëtare e Ramës –

11:21 | 10/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

200 mijë euro për “Delina n’Fest”, paratë e shqiptarëve shkojnë për bizneset e ministres –

200 mijë euro për “Delina n’Fest”, paratë e shqiptarëve shkojnë për bizneset e ministres –

Avokatura e Shtetit në “listën e zezë” të KLSH-së, ndër institucionet me dëmin më të madh financiar –

Avokatura e Shtetit në “listën e zezë” të KLSH-së, ndër institucionet me dëmin më të madh financiar –

Kryedemokrati Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se projekti për Portin e Durrësit përbën aferën më të madhe korruptive që ka sot Europa.

Në një takim me përfaqësues dhe ekspertë në Durrës, Berisha u shpreh se vlera e portit arrin deri në 4 miliardë euro, teksa theksoi rëndësinë strategjike që ka pasur ndër vite për ekonominë dhe lidhjen e Shqipërisë me Perëndimin.

Gjatë një tryeza diskutimit mbi zhvillimet e Portit të Durrësit, Berisha tha se, “portin e peshkimit e morën dy trafikantë”.

“Çështja që ne shtrojmë sot është për momentin afera më e madhe korruptive që Europa ka në tryezë. Kjo aferë shkon të paktën, të marrë së bashku përvetësimin e pasurisë publike, nga të gjitha pasuritë publike që kanë shqiptarët sot, numri një është porti i Durrësit. Pas portit vjen kaskada. Porti me trojet dhe të gjitha është pasuria publike më e madhe e cila shkon në 3.8- 4 miliardë euro. Edhe kaskada ka vlerën e vet, por porti e ka më të madhe. Është një investim mijëravjeçar, por që ka shërbyer si kryeurë e lidhjes së shqiptarëve me Perëndimin dhe ka qenë në pozicionin e tij jashtëzakonisht strategjik dhe një faktor shumë i rëndësishëm në çmimet, në transportin e leverdishëm, etj, etj”, u shpreh Berisha.

Ai deklaroi se në vitin 2013 ishte parashikuar ndërtimi i një marine turistike në një zonë të përcaktuar. Berisha ngriti gjithashtu akuza për mënyrën se si është menaxhuar porti i peshkimit.

“Historia e këtij korrupsioni të përmasave të pakufishme është e tillë. Durrësi në vitin 2013, duhet ta dini ju të gjithë, kishte zonën e përcaktuar për marinën e vet. Durrësi donte një port marine, nuk diskutohet. Qytetit i mungonte porti i peshkimit, i mungonte një port marinë. Porti i peshkimit u ndërtua me paratë e Bankës Botërore, por pavarësisht se u ndërtua, atë e morën dy trafikantë të damkosur ndërkombëtare, një Naim Bej dhe ky Gjergji Luca. Këta e morën atë se donin detyrimisht të kishin eksesin e tyre në profesionin që ushtronin. Por marina ishte e përcaktuar me projekt, me tender, me të gjitha midis Currilave dhe hotel Vollgës”.,- shtoi ai.

Berisha e cilësoi këtë projekt si një akt “antikombëtar”, ku kryeministri Rama po shkatërron një prej aseteve më strategjike të vendit dhe për ndjekjen e interesave të ngushta ekonomike në dëm të zhvillimit afatgjatë të Shqipërisë.

“Nuk ka vjedhje më të madhe se kjo.
Vetëm truall publik aty janë 1 milion e 200 mijë metër katrorë.
Investimet që janë bërë, thellimet, leverdishmëria e jashtëzakonshme e këtij porti për të gjithë zonën nga Mati gjer te Ura e Mifolit.
Dhe autoriteti i BE për portet e kishte klasifikuar Durrësin si port të një rëndësie strategjike, e kishte studiuar Durrësin si port të një rëndësie strategjike.
Të gjitha studimet e shpalosjes së forcave të armatosura të Shqipërisë në kuadër të NATO-s, Durrësin e kishin në epiqendër.
Nuk kishin përcaktuar as Vlorës, as Sarandën, as Shëngjinin, por Durrësin.
Pra, çdo gjë ishte e stabilizuar.
Durrësi, me infrastrukturën e re që ndërtohej, me Rrugën e Kombit, me hekurudhën Durrës-Prishtinë, me Korridorin 8, me aksin veri-jug, Durrësi shndërrohej epiqendra më kryesore e transportit në rajon.
Dhe unë e kam deklaruar në mënyrë të përsëritur, një nga kundërshtimet më të forta, më të egra që u bë për ndërtimin e Rrugës së Kombit ishte sepse dëmton portet strategjike të tjera në rajon. Dhe natyrisht fuqizohej Durrësi.
Durrësi dilte port kryesor.
Dhe këtij i vuri syrin e ciklopit Edi Rama dhe do të bëhet multimiliarder jashtë çdo imagjinate.
Por ka një tjetër aspekt, natyrisht Durrësi është ky, port tjetër mund të ndërtohet sepse nevojat rriten, etj me radhë, por zëvendësimi i Portit të Durrësit me një port në Porto Romano 4 herë më të vogël në sipërfaqe dhe kapacitete sa Porti i Durrësit, 8 herë më të vogël se Porti i Selanikut, 44 herë më të vogël se Pireu, ky është një akt absolutisht fund e krye antikombëtar, në një kohë kur fizibiliteti nga Adriatiku drejt Europës qendrore është më i përshtatshmi.
Kur hyn në krime të tilla monstruoze, nuk ke të ndalur.
Çfarë bën tani?
Shkonte në Bruksel, shkonte edhe në selinë e NATO-s dhe u thoshte ta ndërtojnë këtë port.
Natyrisht nuk i ndërhyn një vendi sovran për të ndërtuar portin, por meqenëse kërkon, atëherë porti duhet të ketë ato kushte që duhet të ketë një port strategjik për NATO-n.
Porti i Durrësit i plotëson kushtet pasi është port strategjik”, u shpreh ai.

Të Lidhura

Të hetohet ndërtimi i resortit në Gjirin e Manastirit, po shkatërrohet trashëgimia arkeologjike e Butrintit –

200 mijë euro për “Delina n’Fest”, paratë e shqiptarëve shkojnë për bizneset e ministres –

nga 27
13:45 | 10/04/2026
0

Partia Demokratike ka denoncuar sërish përfitimet e dyshimta të bizneseve të lidhura me familjen e Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit Delina...

13:41 | 10/04/2026
0

Partia Demokratike ka denoncuar sërish përfitimet e dyshimta të bizneseve të lidhura me familjen e Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit Delina...

Avokatura e Shtetit në “listën e zezë” të KLSH-së, ndër institucionet me dëmin më të madh financiar –

Avokatura e Shtetit në “listën e zezë” të KLSH-së, ndër institucionet me dëmin më të madh financiar –

nga 27
13:35 | 10/04/2026
0

Avokatura e Shtetit, institucioni kyç që ka për detyrë mbrojtjen juridike të interesave të shtetit shqiptar, rezulton ndër institucionet me...

13:31 | 10/04/2026
0

Avokatura e Shtetit, institucioni kyç që ka për detyrë mbrojtjen juridike të interesave të shtetit shqiptar, rezulton ndër institucionet me...

Para
Nga kontrabanda te mosarkëtimet, KLSH gjen 5.3 miliardë lekë dëm financiar nga Doganat –

Nga kontrabanda te mosarkëtimet, KLSH gjen 5.3 miliardë lekë dëm financiar nga Doganat -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Të hetohet ndërtimi i resortit në Gjirin e Manastirit, po shkatërrohet trashëgimia arkeologjike e Butrintit –

200 mijë euro për “Delina n’Fest”, paratë e shqiptarëve shkojnë për bizneset e ministres –

13:45 | 10/04/2026
Të hetohet ndërtimi i resortit në Gjirin e Manastirit, po shkatërrohet trashëgimia arkeologjike e Butrintit –

200 mijë euro për “Delina n’Fest”, paratë e shqiptarëve shkojnë për bizneset e ministres –

13:41 | 10/04/2026
Avokatura e Shtetit në “listën e zezë” të KLSH-së, ndër institucionet me dëmin më të madh financiar –

Avokatura e Shtetit në “listën e zezë” të KLSH-së, ndër institucionet me dëmin më të madh financiar –

13:35 | 10/04/2026
Avokatura e Shtetit në “listën e zezë” të KLSH-së, ndër institucionet me dëmin më të madh financiar –

Avokatura e Shtetit në “listën e zezë” të KLSH-së, ndër institucionet me dëmin më të madh financiar –

13:31 | 10/04/2026
Nga indiferenca te rreziku dhe problemi i kufomave të qenve në qytet –

Nga indiferenca te rreziku dhe problemi i kufomave të qenve në qytet –

13:23 | 10/04/2026

Më Të Lexuarat

  • 200 mijë euro për “Delina n’Fest”, paratë e shqiptarëve shkojnë për bizneset e ministres –
  • 200 mijë euro për “Delina n’Fest”, paratë e shqiptarëve shkojnë për bizneset e ministres –
  • Avokatura e Shtetit në “listën e zezë” të KLSH-së, ndër institucionet me dëmin më të madh financiar –
  • Avokatura e Shtetit në “listën e zezë” të KLSH-së, ndër institucionet me dëmin më të madh financiar –
  • Nga indiferenca te rreziku dhe problemi i kufomave të qenve në qytet –
  • Zjarr në malin e Strikçanit në Bulqizë, disa vatra zjarresh të aktivizuara prej disa ditësh në Dibër –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 200 mijë euro për “Delina n’Fest”, paratë e shqiptarëve shkojnë për bizneset e ministres –
  • 200 mijë euro për “Delina n’Fest”, paratë e shqiptarëve shkojnë për bizneset e ministres –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com