Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që fundjavën ta kaloj në një vend me dëborë. I shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama dhe djali i tyre i vogël Zaho, kryeministri ka ndarë një foto nga Boga e Malësisë së Madhe.
Ata shihen në foto të qeshur, në mes të një rruge të mbuluar nga bora.
Duket se shefi i qeverisë ka zgjedhur të kalojë një fundjavë me familjen larg Tiranës, teksa në kryeqytet vijojnë akuzat nga opozita për përfshirjen e tij në çështjen McGonigal.