“Politico”: Politikanët e Kosovës në panik për krimet e luftës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Politico”: Politikanët e Kosovës në panik për krimet e luftës

15:47 | 05/01/2018
në Shqiperi
0
epa05931728 Former Kosovo's Prime Minister Ramush Haradinaj (not in picture) is welcomed by thousands of Kosovar Albanians on his arrival in Pristina, Kosovo, 27 April 2017. Former Prime Minister of the Republic of Kosovo has been released as French court has refused to extradite him to Serbia's authorities based on a 2004 international arrest warrant issued by Serbia.  EPA/PETRIT PRENAJ

Politikanët kryesorë të Kosovës po nervozohen ndërsa gjykata speciale përgatitet të lëshojë aktakuza për krime lufte.

Pa asnjë lajmërim, një grup deputetësh të Kosovës u përpoqën në fund të muajit të kaluar të pezullojnë një ligj për gjykatën e re, shkruan “Politico”. Dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i cili ishte shumë i rëndësishëm në nxitjen e parlamentit për të miratuar gjykatën në 2014 nën presionin e rëndë ndërkombëtar, tani thotë se ai do ta nëshkruante një legjislacion të tillë. Kthesa e papritur alarmoi fuqitë perëndimore. Departamenti Amerikan i Shtetit shprehu “shqetësim të thellë” dhe Ambasadori i SHBA-së në Kosovë tha se Uashingtoni do të shikonte një shfuqizim të ligjit si një goditje të fortë. Kreu i delegacionit të BE-së në Kosovë e quajti përpjekjen “ të tmerrshme” dhe “jashtëzakonisht dëmtuese për Kosovën”.

Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj dhe liderë të tjerë politikë ishin udhëheqës të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), që luftoi shtypjen e maxhorancës etnike shqiptare të Kosovës nga ana e Serbëve gjatë luftërave në vitet ’90. Gjykata e re ka si detyrë ndjekjen penale të figurave të larta të UÇK-së pas fushatës së tyre të dhunës kundër serbëve, grupeve të tjera etnike dhe kundërshtarëve politikë gjatë dhe pas luftës së 1998-1999.

Rritja e opozitës politike për gjykatën gjithashtu shton mundësinë e trazirave kur aktakuzat të ngrihen përfundimisht. Daut Haradinaj, vëllai i kryeminsitrit i cili është gjithashtu deputet dhe ish komandant i UÇK-së tha se “të gjithë luftëtarët e UÇK-së do bashkohen” për të ndaluar arrestimet.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Përpjekja për të shfuqizuar ligjin për gjykatën speciale u udhëhoq nga Nait Hasani, deputet i PDK-së, e themeluar nga Thaçi dhe ish komandantë të tjerë të UÇK-së, si dhe 43 deputetë që kërkuan një seancë parlamentare për të pezulluar ligjin. Kërkesa e tyre nuk u miratua nga parlamenti megjithatë ata mund të përpiqen ta miratojnë përsëri. Partia kryesore opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, tha këtë javë se do votonin kundër gjykatës speciale.

“Gjykata speciale ka qënë dhe do jetë e papranueshme për Kosovën” tha Hasani. “Është një gjykatë politke që synon të ndëshkojë vetëm ushtarët e UÇK-së për krime lufte të supozuara”.
Gjykata e re speciale nuk ka precedentë të qartë ligjorë në Ballkan ose në ndonjë vend tjetër. Do të funksionojë sipas ligjit të Kosovës por është e ngritur në Hagë, me gjykatës ndërkombëtarë dhe prokurorë dhe e financuar nga Bashkimi Evropian. Ngritja e gjykatës jashtë Kosovës ka si qëllim reduktimin e frikësimit të dëshmitarëve, diçka që ka qenë një problem kryesor në përpjekjet e mëparshme për të proceduar penalisht ish pjesëtarët e UÇK-së.

Sot në Kosovë e vetmja mbështetje politike për gjykatën speciale vjen nga LDK, një nga tre partitë më të mëdha të vendit.

Sakaq për shumë vite në Prishtinë është spekuluar se kush nga politikanët kryesorë të Kosovës do ishte shënjestra e gjykatës speciale. Thaçi ka qenë lideri politik i UÇK-së, kryeministri Haradinaj ka qenë komandanti i UÇK-së në Kosovën perëndimore, ndërsa kreu i parlamentit, Kadri Veseli ka qenë komandanti i shërbimit të inteligjencës së UÇK-së. Të gjithë kanë mohuar akuzat për krime lufte.

http://www.balkanweb.com/site/politico-permend-emra-politikanet-e-kosoves-ne-panik-per-krimet-e-luftes/

Etiketa: krimet e luftesPoliticoPolitikanët e Kosovës

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Avni Mula mbush 90 vjeç, ja dedikimi i së bijës

Avni Mula mbush 90 vjeç, ja dedikimi i së bijës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com