Policia jep detajet për pengmarrjen në Kamëz: Jak Prenga ka humbur jetën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia jep detajet për pengmarrjen në Kamëz: Jak Prenga ka humbur jetën

11:39 | 28/01/2020
në Kryesore
0

Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë, që tronditi Kamzën dhe mbarë vendin pak javë më parë, teksa u dhunua dhe u mor peng 49-vjeçari Jak Prenga. Policia njofton se 49-vjeçari ka humbur jetën, për shkak të humbjes së gjakut, teksa ka qenë duke u çuar në një resort nga autorët, pasi e kanë dhunuar.

Më tej, policia thekson se është në kërkim të trupit të pajetë të Prengës, ndërsa shton se “Ky rrëmbim ka ardhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatoret dhe rrëmbyesit, si pasojë e disa konflikteve kriminale në Britaninë e Madhe”.

Njoftimi i policisë:

Read more

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Tiranë

Operacioni “Resorti”, për kapjen e autorëve të pengmarrjes së 49-vjeçarit, në Kamzë.

Operacioni nga forcat Speciale Renea, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë e Durrës, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak, aparate celular, automjete dhe një shumë eurosh.

Në vijim të punës nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 17.01.2020, në rrugën “London”, Kamzë, ku disa persona rrëmbyen 49-vjecarin J. P., pas një hetimi të thelluar, në bashkëpunim me prokurorinë, duke përdorur metodat proaktive, u bë e mundur zbardhja e kësaj ngjarjeje.

Në bazë të provave të grumbulluara nga grupi i posaçëm hetimor, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë nxori urdhër për të ushtruar kontroll në disa subjekte private, hotele dhe tri banesa private në fshatin Pjezë, Shijak, Durrës, si dhe urdhra ndalimi për disa shtetas.

Në këtë kuadër u zhvillua operacioni policor “Resorti”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve:

L. H., 35 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë;
O. T., 36 vjeç, banues në Shijak;
E. H., 32 vjeç, banues në Shijak;
B. H., 64 vjeç, banues në Shijak;

Gjithashtu, po në kuadër të operacionit, gjatë kontrolleve të kryera në disa subjekte private, hotele dhe tri banesa private në fshatin Pjezë, Shijak, Durrës, u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni, 16 aparate celular, 4 automjete dhe një shumë eurosh.

Nga veprimet e thelluara hetimore ka rezultuar se personat, pas rrëmbimit të shtetasit J. P., kanë shkuar direkt në resortin në pronësi të shtetasit A. H.

Po nga veprimet hetimore rezulton se personi i rrëmbyer, si pasojë e goditjeve të marra në Kamzë dhe humbjes së gjakut, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për ta transportuar për në resort, aty ku do mbahej peng.

Gjithashtu, rezulton se personat janë kujdesur për ta fshehur trupin e shtetasit J. P., ndërkohë që forcat policore vijojnë kërkimet në zonën e Shijakut, për gjetjen e trupit.

Ky rrëmbim ka ardhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatoret dhe rrëmbyesit, si pasojë e disa konflikteve kriminale në Britaninë e Madhe.

Në bashkëpunim me prokurorinë vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen edhe të personave të tjerë të përfshirë në organizmin dhe rrëmbimin e këtij personi, me pasojë vdekjen.

Për shkak të hetimit, nuk bëhen të ditura detaje të tjera dhe kërkojmë nga media që të mos publikojë informacione të pakonfirmuara, pasi cenojnë rëndë vijimin e hetimeve të kësaj ngjarjeje.

Materialet do t’i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tirane, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

 

Etiketa: 49-vjeçari ka humbur jetënJak prengaoperacioni policor “Resorti”pengmarrjen në Kamëz

Të Lidhura

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

nga 27
17:29 | 03/04/2026
0

Bordi i Transparencës në datë 3 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil...

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

nga 27
17:13 | 03/04/2026
0

Policia e Vlorës ka identifikuar dy personat që kanë dhunuar për vdekje 63-vjeçarin, dhe po punon për kapjen tyre. “Sot,...

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

nga 27
17:05 | 03/04/2026
0

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është shprehur se brenda Partia Demokratike e Shqipërisë nuk duhet të ketë përjashtime. Mediu...

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

nga 27
17:03 | 03/04/2026
0

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është shprehur se brenda Partia Demokratike e Shqipërisë nuk duhet të ketë përjashtime. Mediu...

Para
Rama: Takohem në Bruksel me Ursula von der Leyen dhe Jens Stoltenberg

Rama: Takohem në Bruksel me Ursula von der Leyen dhe Jens Stoltenberg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

17:29 | 03/04/2026
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

17:13 | 03/04/2026
Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

17:05 | 03/04/2026
Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

17:03 | 03/04/2026
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur –

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur –

16:49 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –
  • Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –
  • Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –
  • Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –
  • Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur –
  • Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –
  • Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com