Policia italiane: Mafia shqiptare dhe Ndrangheta “mbretër” të kokainës në Europë, si e trafikojnë nga Amerika Latina – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia italiane: Mafia shqiptare dhe Ndrangheta “mbretër” të kokainës në Europë, si e trafikojnë nga Amerika Latina

20:36 | 23/06/2022
në Shqiperi
0

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Policia italiane e thelluar në hetime për rrugët që ndjekin kartelet dhe bandat kriminale në trafikun e kokainës në Amerikën Latine dhe Europë, zbulon lidhjen e ngushtë mes Ndraghetës dhe mafias shqiptare.
Organizatat kriminale kanë nevojë për njerëz të besuar në të gjitha shtetet që janë pjesë e zinxhirit të trafikut të drogës, për të menaxhuar fazat e ndryshme të blerjes dhe shitjes së drogës. Klanet kriminale si Camorra nuk bëjnë përjashtim, të cilët për të siguruar ardhjen e tonelatave me drogë, veçanërisht të kokainës, iu është dashur të krijojnë rrjetin e tyre të kontakteve ku më i njohuri është Raffaele Imperiale. Klanet kriminale kanë mbështetje në Spanjë, Amerikën e Jugut, Afrikë dhe Gadishullin Arabik. E gjithë kjo panoramë është nxjerrë nga raporti i policisë italiane.
Sipas raportit të policisë italiane, Kolumbia, prodhuesi kryesor i kokainës është një vend me rëndësi strategjike për të gjitha organizatat kriminale të përfshira në trafikun e drogës.
Ndrangheta është ndër organizatat kriminale që bashkëpunonte me kartelet kolumbiane së bashku me kartelet meksikane, brazilianët e PCC (Primeiro Comando da Capital) dhe mafian shqiptare. Kontaktet dhe komunikimet kryhen përmes pikave në bazat e bandave të drogës. Në Kolumbi forcat e policisë kanë konstatuar gjithashtu praninë e Camorra-s, ndonëse në mënyrë të pastrukturuar siç ndodh me organizatat e tjera kriminale.
Në këtë raport hetohet dhe rasti i Raffaele Imperiale, alias “Lello Ferrarelle” , i arrestuar në Dubai në 4 gusht 2021 dhe ekstraduar në Itali në mars të këtij viti.
Sipas hetuesve ai dyshohet se kontrollon trafikun e drogës, duke garantuar një fluks të vazhdueshëm drejt Napolit.
Të njëjtët “Scampia Scissionists” njihen edhe me pseudonimin “Spanjollët” pikërisht për mbështetjen që kanë në Gadishullin Iberik, i cili u bë edhe shtëpia e tyre.
Kontaktet mes klaneve të krimit të organizuar kanë kanë në dritë nga një sërë operacionesh të tjera policore, duke përfshirë ‘Buenaventura 2017 ” të Guardia di Finanza, për trafikun e drogës nga Kolumbia dhe Spanja (shpesh nëpërmjet Maltës); duke dhënë 24 masa paraprake, për të dyshuarit që besohet se ishin të lidhur me grupe të veçanta që vepronin midis Torre Annunziata dhe rretheve napolitane Secondigliano dhe Scampia.
Rrugët e drogës: Amerika e Jugut, Afrika, Evropa
Për shumë vite tani, Afrika ka qenë në top-listën e vendeve së bashku me Amerikën e Jugut për trafikimin e kokainës. Këtu transportohet droga para nisjes për në Evropë, ku sasia më e madhe e kapur në Afrikë është katërfishuar nga viti 2018 në 2019 dhe është pothuajse 8 herë më e madhe se ajo e kapur në vitin 2009.
Në vitin 2019 u kapën 13 ton kokainë, që përkon me 0.9% të totalit botëror. Sipas vlerësimeve të UNODC (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Kontrollin e Drogës), të dhënat për konfiskimet do të përfaqësonin vetëm një pjesë të vogël të vëllimit të trafikut dhe totali i kokainës së kapur në vitin 2019, përfshirë operacionet që nuk raportohen nga shtetet afrikane, që mund të shkojnë deri në 17 tonë.
Një rol kryesor është ai i Marokut, ku u kapën pothuajse 2 tonë kokainë në vitin 2021 (krahasuar me 136 kilogramë një vit më parë). Droga që mbërriti nga Afrika do të transportohej më pas në kontejnerë në Spanjë, duke ndjekur të njëjtat rrugë të përdorura për kanabisin.
Në vitin 2020, vit në të cilin kufizimet për pandeminë Covid ishin më të ashpra, trafikimi nga Afrika praktikisht nuk u prek pothuajse fare.
47% e kokainës së kapur në periudhën 2015-2019 erdhi nga Brazili, 16% nga Kolumbia, 7% nga Peruja dhe 4% nga Meksika dhe Venezuela.

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Skandali/ Pirgjet me dokumente të hedhura në dysheme, zyra e Arsimit Tiranë kthen korridorin në “arkivë”

Skandali/ Pirgjet me dokumente të hedhura në dysheme, zyra e Arsimit Tiranë kthen korridorin në “arkivë”

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Hetohen për korrupsion dhe pastrim parash/ Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin –

Hetohen për korrupsion dhe pastrim parash/ Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin –

16:30 | 12/01/2026
Ndërtimi i mbikalimit të Qafë Kasharit/ ARRSH me 13 dhe 14 janar bllokohet dalja Tiranë – Rinas –

Ndërtimi i mbikalimit të Qafë Kasharit/ ARRSH me 13 dhe 14 janar bllokohet dalja Tiranë – Rinas –

16:10 | 12/01/2026
“Kishe lekë për qerpikë e thonj, por jo për fëmijët” – Akuza live mes nuses dhe ish-vjehrrës –

“Kishe lekë për qerpikë e thonj, por jo për fëmijët” – Akuza live mes nuses dhe ish-vjehrrës –

15:50 | 12/01/2026
Hyn në fuqi indeksimi i akcizës, rriten çmimet e cigareve –

Hyn në fuqi indeksimi i akcizës, rriten çmimet e cigareve –

15:36 | 12/01/2026
Sherr në lokal në Lezhë, dy të plagosur; akuzohen vëllai dhe nipi i ish-deputetit Arben Ndoka –

Sherr në lokal në Lezhë, dy të plagosur; akuzohen vëllai dhe nipi i ish-deputetit Arben Ndoka –

15:16 | 12/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Hetohen për korrupsion dhe pastrim parash/ Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin –
  • Ndërtimi i mbikalimit të Qafë Kasharit/ ARRSH me 13 dhe 14 janar bllokohet dalja Tiranë – Rinas –
  • “Kishe lekë për qerpikë e thonj, por jo për fëmijët” – Akuza live mes nuses dhe ish-vjehrrës –
  • Hyn në fuqi indeksimi i akcizës, rriten çmimet e cigareve –
  • Sherr në lokal në Lezhë, dy të plagosur; akuzohen vëllai dhe nipi i ish-deputetit Arben Ndoka –
  • Si u shndërrua Venezuela në nyje kyçe për grupet kriminale të Ballkanit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Hetohen për korrupsion dhe pastrim parash/ Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin –
  • Ndërtimi i mbikalimit të Qafë Kasharit/ ARRSH me 13 dhe 14 janar bllokohet dalja Tiranë – Rinas –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com