Pas arrestimit të biznesmenit O.S. në qytetin e Elbasanit pasi u kap me 800 mijë euro në makinë si dhe dy patentat të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ka reaguar drejtori i komenduar policisë së Elbasanit, Altin Qato.
“Në mjetin e O.S. u gjetën para dhe patentat e Saimir Tahirit. Janë sekuestruar të gjitha provat materiale dhe janë dërguar menjëherë në Prokurori. Çdo veprim është bërë transparent. Për çdo gjë është vënë në dijeni prokurori i çështjes, ndërsa policia është tej mase e angazhuar për të bërë detyrat e veta. S’mund të nxjerrim të dhënat e sekretit hetimor. Gjithastu po identifikojmë të gjitha problematikat në Elbasan,” është shprehur Qato