Një 32-vjeçar i dënuar për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike u arrestua ditën e sotme në Pogradec.
Mësohet se i ndaluari është shtetasi E.T. Gjykata e Pogradecit e kishte shpallur fajtor për veprën penale të trafikut të drogës duke e dënuar me 2 vite, 4 muaj dhe 16 ditë burg.
Dënimi ndaj E.T. u dha në mungesë teksa ishte shpallur në kërkim nga policia.