Një shtetase 40-vjeçare ka gjetur vdekjen mbrëmjen e së shtunës, teksa kishte hyrë për t’u larë në banesën e saj, ku jetonte e vetme.
Nga hetimet paraprake rezulton se dera e banesës ka qenë e mbyllur me çelës nga brenda, ndërsa automati i apartamentit u gjet i stakuar.
Nga ekspertiza paraprake mjekoligjore dyshohet se vdekja e saj mund të jetë shkaktuar si pasojë e kontaktit të viktimës me rrymën elektrike, gjatë bërjes së dushit.
Gjithsesi, grupi hetimor po punon për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.