Një ditë pas krimit në familje, Bashkim Mekolli ka pranuar para grupit hetimor vrasjes e gruas Demirke Mekolli 49-vjeçe.
Bëhet me dije se ai ka deklaruar se gruan e ka vrarë me sqepar dhe thikë pas sherrit për arsye xhelozie.
Mësohet se çifti kishte një fëmijë, i cili ndodhet në Itali, ndërsa sipas familjarëve kohët e fundit kishin pasur shumë debate.
Nexhet Mekolli, i ati i Bashkim Mekollit rrëfeu dje se djali i tij vuante prej 2-vitesh nga depresioni dhe për këtë shkak i ishte drejtuar spitalit për ta kuruar por sipas tij bluzat e bardha nuk e kanë mbajtur.