Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ironizuar heshtjen e kryeministrit Edi Rama lidhur me operacionin e forcave amerikane për arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha iu referua podcastit të Ramës “Flasim”, duke thënë se ai duhet të ndryshojë emër në “Heshtim”, për shkak të mungesës së reagimit të kryeministrit për ngjarjen në Venezuelë.
Sipas Berishës, pavarësisht zhvillimeve të rëndësishme ndërkombëtare dhe arrestimit të Maduro-s, Rama ka zgjedhur të mos flasë publikisht, duke u mjaftuar vetëm me një reagim nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ai shtoi se heshtja e kryeministrit është e qëllimshme dhe ironizoi se kjo mund të lidhet me frikën e pasojave politike.
Në statusin e tij, Berisha shkruan:
Ramaduro versus Maduro.
Miq, nga sot Podcasti i Edi Ramës “Flasim” pagëzohet me emrin e ri “Heshtim”. Gëzuar emrin!








