A po rrëshqasim në një model meksikan?! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A po rrëshqasim në një model meksikan?!

11:48 | 19/09/2016
në Opinion
0

Nga Ben Andoni

Duket se pakkujt i bën më përshtypje përhapja e cannabis sativa-s në Shqipëri, kjo, sa i përket masivitetit, organizimit dhe forcës së gjallë që merret me të. Politikanët shqiptarë, të etur në gjetjen e mënyrave dhe mjeteve për të vazhduar pafundësisht pushtetin e tyre, duket se po e shfrytëzojnë paq përhapjen e cannabis sativa në të gjithë vendin. Fillimisht, për të fituar pikët para të huajve (me rastin e Lazaratit) dhe më vonë për akuzat e ndërsjella për zgjedhjet. Ditët e fundit nga akuzat e dyanshme politike kupton se ky është një fenomen që nuk ndalet më dot dhe mbi të gjitha nuk ka forcë dhe vullnet t’i verë fre. Dhe, jo pak specialistë, po provojnë se nuk bën mirë as legalizimi, një kartë që mbart prej kohësh mbështetësit e vet të shumtë.

Faktorizimi i saj po sjell një model të ri zhvillimi ekonomik për Shqipërinë në funksion të mungesës së përhershme të modelit ekonomik. Edhe pse me të drejtë argumentohet dhe provohet në mënyrë empirike se kjo prirje, pra kultivimi dhe shitja e cannabis, po e dëmton shumë blegtorinë dhe bujqësinë, por edhe segmente të tëra sociale: mbjellja, kultivimi, përpunimi kanë marrë përmasa të frikshme. Ajo, që publiku nuk mund ta dijë me siguri është mekanizmi sesi do të arrijë të shitet e gjithë kjo dhe kanalet sesi do të shpërndahet në javët në vazhdim. Anipse, mjaftojnë kapjet e rregullta të trafikantëve që bëhen anekënd vendit dhe në vendet fqinje, që të kuptosh disi mënyrat sesi funksionon e shpërndahet.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga ana tjetër, ajo që të frikëson është se Shqipëria duket se po kalon në një gjendje Meksike, nëse do mund t’i afrohemi si koncept. Që do të thotë se kaq e organizuar sa është ajo duket të ketë koka të paprekshme që kanë mbështetje të sigurt. Rasti i fundit me kapjen e aeroplanit, por edhe ai i para do kohëve me një aeroplan tjetër dhe i të tjerëve të raportuar, por edhe përgatitja e pistave provizore, tregon se Shqipëria tashmë është e kapluar nga bosët e saj dhe ka kaluar në stade tejet të zhvilluara në këtë trend. Natyrshëm të lind mendimi se në Shqipëri duhet të ekzistojnë edhe organizatat, që e mundësojnë këtë. Mbase mungesa ende e emërtimeve të tyre apo akronimeve publike do të thotë se ato nuk janë ende të konsoliduara si duhet. Por, Shqipëria (kuptohet paralelizmi ngjan disi i ekzagjeruar për përmasat dhe thellësinë) i ngjan pak periudhës kolumbiane të viteve ’80 dhe ‘90, kur tregu i drogës është i kapur përfundimisht nga një numër organizatash vendore. Neve na pëlqen t’i quajmë “të fortë”, eufemizëm i zakonshëm për organizatë kriminale. Evidencat, të treguara nga gazetarët, por edhe në terren nga njerëzit e thjeshtë rrëfejnë se lokalitetet tashmë janë të ekspozuara ndaj “të fortëve” të paprekshëm. Deri më tani s’kemi arritur në goditje të mëdha të grupeve, por vrasje individësh për probleme droge raportohen rregullisht në vend.

Pyetja që shtrohet është se: A do mund të tolerohet ky trend shqiptar nga vendet fqinje, Italia dhe Greqia anëtare të BE-së, që po kërcënohen rregullisht? Policia italiane dhe strukturat e Drejtësisë së vendit fqinj ka kohë që e kanë dhënë rrezikun, por problemi është se pa një bashkëpunim lokal, ato janë të pafuqishme, ndërkohë që nga koha në kohë po provohet se shumë faktorë nga vendet e tyre janë edhe vetë të përfshira në shumë nga gjërat që ndodhin në Shqipëri.

Nga ana tjetër, DEA amerikane e specializuar për probleme të tilla është tejet larg dhe disi e painteresuar, pasi është e zhytur në një luftë paprincip me trafikantët meksikanë, që tashmë i kanë sofistikuar mjetet e tyre, por edhe që vetë amerikanëve u duhet të bëjnë atë që s’e bënë dot në Kolumbi.

Ndaj për Shqipërinë është e pranishme frika që mbetet dhe për të cilën ia vlen një takim i Këshillit të saj të Sigurisë në lidhje me këtë fenomen dhe masat kundër mundësisë së rritjes së dhunës në të ardhmen. Faktet tregojnë se trafikantët e kanë lehtë që të bashkëpunojnë me politikën e kësaj kohe në Shqipëri, kurse pavarësisht fjalëve të opozitës dhe akuzave të tyre, nuk është ndonjë çudi që edhe ata, bashkëpunimin e ngushtë që e patën në kohën kur ishin në pushtet, ta rivitalizojnë. Nga ana e tyre, trafikantët duan thjesht siguri, qetësi dhe mënyra për të shpërndarë mallin e tyre, kurse problemi mbetet te përdoruesit, ata që e prodhojnë dhe merren dhe e shesin dhe janë viktimat e të gjithë të zezës së cannabis.

Shqipëria është në udhëkryq dhe kur kujton Meksikën me një organizim gati të ngjashëm në fillimet e veta, asistuar për luftën nga një vend i fuqishëm si Amerika (që jo pak herë e ka futur edhe atë në valle me drogën), i llogarit lehtë pasojat e Shqipërisë. Jemi në zgrip të një problemi kombëtar, që do ta vuajnë breza. Politikanëve mund t’u duket e kënaqshme se marrin vota, por kur të jenë edhe vetë objekt i organizatave, që e sjell natyrshëm kjo rrugë, do e vuajnë dhe vetë. Por, atëherë do jetë vonë, mbase jo dhe aq, po të bëjmë diçka që tani. Rreziku i drogës tashmë është …ante portas.

/javanews.al/

Etiketa: ante portasBen Andonicannabis sativaDEA amerikanegjendje MeksikeKolumbiamodel meksikanrrëshqastë fortët

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Mos e teproni me këtë produkt

Mos e teproni me këtë produkt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com