Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për veprën penale të nxitjes së urrejtjes fetare. Kjo pasi para xhamisë “Dine Hoxha”, në Rrugën e Kavajës, janë shpërndarë fletushka kundër fesë islame.
Nga ana e saj, Drejtoria e Antiterrorit ka kryer hetimet e para dhe ia ka dorëzuar çështjen Prokurorisë. Ndërkohë, është ftuar për të dhënë shpjegime edhe imami i kësaj xhamie, Ahmed Kalaja, i cili ka bërë një reagim për ngjarjen edhe në rrjetet sociale duke thënë se një polic i anti terrorit po i shantazhin.
Statusi i Kalasë:
Polici i antiterrorit edhe Gjuetia e Shtrigave.
Nga një problem i xhamisë ku njerëz të pautorizuar shperndajnë trakte polici antiterrorit i bën problem xhamisë.
Për Dijeni KMSH
Për Dijeni Komiteti Shtetor Për Kultet
Për Dijeni Drejtoria e Policisë Tiranë
Për Dijeni Drejtoria Anti Terrorit Tiranë
Për Dijeni Avokati i Popullit
Për Dijeni Çdo Media
Për Dijeni Çdo Qytetar
Besimtarët e Xhamisë së Rrugës së Kavajës shantazhohen shënjestërohen ftohen për tu bërë pjesë (spiuna) siç thojshim ne në kohën tonë, ((kjo me sa kuptoj unë inshallah nuk jam gabim)) nga një farë polici i antiterrorit siç e ka cilësuar ai veten e tij si oficer i antiterrorit, ndoshta edhe është…
Personi në fjalë ka kërkuar prej nesh bashkpunim edhe informacion për një ngjarje shpërndarje fletushkash në xhaminë tonë nga disa të rinj.
Sqarimi:
Ne si xhami edhe unë si imam ngjarjen e kemi denoncuar pranë Myftinisë Tiranë edhe e kemi diskutuar gjërë e gjatë në Këshillin e Myftinisë.
Sepse ne si xhami varemi krykëput nga Myftinia edhe jo nga Shik; Shiu; apo Antiterrori.
Zotëria polici antiterrorit në bisedë kafeje u interesua edhe i dham atij aq informacion aq sa lejonte etika, po edhe dinim ( pasi nuk i njohnim të rinjtë as me emra as me mbiemra) sepse siç e thashë ne nuk varemi si institucion nga AntiTerrori po nga Myftinia Tirane.
Kur zotëria kërkoi ti kalonte gjërat në fazë tjetër bashkpunimi, edhe rekrutimi ne kërkuam prej tij të shoqëronte kërkesën e tij me letër nga prokuroria Tiranë. Kur letra erdhi; fati i tij i zi, që driveri i fshin videot çdo njëzet ditë.
Vjen në xhami edhe shantazhon edhe kërkon bashkpuntorë në emër të asaj që videoja është fshirë qëllimisht; kur deshtoi sukseshem edhe ju paraqit atij deklarata se vetem imami është përgjegjës e askush përveç tij ai vetëm turfullonte edhe thotë textualisht; ” … e di une si e donit ju tju nxirrja tgjithve prej b… jashtë… ” gjë që është filmuar edhe ruajtur edhe zotërojmë nga kamerat e Xhamisë.
Me çfarë të drejte ky polic i antiterrorit shan në xhami edhe flet në atë gjuhë?!
Ju mund ta shihni te një nga videot se si shfryn duke shantazhuar edhe shqetësuar besimtarët.
I drejtohemi AntiTerrorit edhe Avokatit të Popullit mjaft më me amatorë edhe shantazhues se kohët kanë ndryshuar edhe se me akuza te pabaza e frikësime nuk mund të arrini asgjë edhe shumë turpshme kjo që akoma ka në mesin tuaj të tillë policë.
Ne nuk mund ti përgjigjemi thirrjes së dikujt që thotë në ambientet e Xhamisë, Shtëpisë Zotit;” ” … e di une si e donit ju tju nxirrja tgjithve prej b… jashtë… “. Nëse ju thoni se duhet djemtë tanë të paraqiten; ne ju themi kjo është e pamoralshme pra!
Ndērkohë polici në fjalë në flet thirrjen e tij ai vendos datën 2019 përse e bën këtë nuk e di?!
Prej vitesh me shumë lezet njerëz brenda instititucioneve te ndryshme na bënin neve delen e zezë për vjedhjet për paudhësitë e tyre; i kemi bajtë në kurriz po nuk ju bajmë më.
STOP!
Sqarim: Këtu do të sjell shkresat e tij pasi dështoi edhe ka filluar shantazhin per rekrutim po do sjell edhe deklaraten time për situatën në fjalë.
Po ju sjell si matreal edhe videon turfulluese të tij ku shan ofendon edhe shantazhon.