Po monitorojmë karburantet, nuk do tolerohen rritjet e pajustifikuara – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Po monitorojmë karburantet, nuk do tolerohen rritjet e pajustifikuara –

15:14 | 04/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Çdo sulm ndaj diplomatëve në Liban do të ketë pasoja hakmarrëse –

Po monitorojmë karburantet, nuk do tolerohen rritjet e pajustifikuara –

Gati të sakrifikojmë edhe jetën për pronën –

Produkt i veprimtarisë kriminale –

Shqipëria po preket nga Lufta në Lindjen e Mesme. Pasojat ekonomike kanë nisur të reflektohen menjëherë në tregun e hidrokarbureve. Këtë të mërkurë në disa pika karburantesh në Tiranë çmimi ka arritur në 179 lekë litri, nga 173-175 lekë/ litri një ditë më parë.

Autoriteti i Konkurrencës njofton se të gjitha ndërmarrjet që ushtrojnë veprimtarinë e tregtimit të karburanteve janë aktualisht nën monitorim. Në njoftimin e tij, Autoriteti i Konkurrencës thekson se nuk do të tolerojë luhatje të pajustifikuara të çmimeve.

Njoftimi i plotë:

Autoriteti i Konkurrencës njofton se, mbështetur në ligjin nr. 9121/2003, ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve me shumicë dhe me pakicë, me fokus të veçantë tek çmimet e benzinës dhe naftës në pikat e shitjes me pakicë.

Bëjmë me dije se, të gjitha ndërmarrjet që ushtrojnë veprimtarinë e tregtimit të karburanteve janë aktualisht nën monitorim nga Autoriteti i Konkurrencës. Në rast se vërehen luhatje të çmimeve që tejkalojnë masën e ndryshimeve të çmimeve në bursat ndërkombëtare, Autoriteti, në zbatim të ligjit nr. 9121/2003, do të ndërmarrë masat e nevojshme sipas kompetencave të tij.

Në praktikë, çmimet e karburanteve në tregjet ndërkombëtare përditësohen në mënyrë të vazhdueshme, duke reflektuar faktorë si oferta, kërkesa, kostot e përpunimit, si dhe zhvillime të tjera ekonomike apo gjeopolitike. Si rrjedhojë, sipas standardeve të konkurrencës së ndershme, pritet që luhatjet e çmimeve në tregun vendas të ndjekin të njëjtin drejtim dhe të jenë proporcionale me masën e ndryshimeve që regjistrohen në bursë. Çdo devijim i pajustifikuar, qoftë edhe rritje e pakoordinuar por më e shpejtë apo më e theksuar se ecuria e çmimeve ndërkombëtare, përbën tregues të mundshëm të sjelljeve jo konkurruese në treg.

Autoriteti i Konkurrencës thekson se nuk do të tolerojë luhatje të pajustifikuara të çmimeve, praktika që bien ndesh me logjikën e tregut ndërkombëtar, si dhe asnjë formë të mundshme koordinimi të çmimeve, abuzimi me pozitën dominuese apo praktikash të bashkërenduara mes operatorëve të tregut.

Me këtë proces monitorimi, Autoriteti synon të garantojë transparencë, funksionim të rregullt të tregut dhe mbrojtjen e konsumatorëve nga çmime të padrejta apo nga sjellje që cenojnë konkurrencën.

 

Sqarojmë se, në përputhje me misionin dhe kompetencat e përcaktuara për Autoritetin e Konkurrencës, të gjitha monitorimet dhe procedurat e mundshme hetimore kryhen vetëm në zbatim të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, pa u ndërthurur me atributet që i përkasin institucioneve të tjera ligjzbatuese në vend.

Të Lidhura

Çdo sulm ndaj diplomatëve në Liban do të ketë pasoja hakmarrëse –

Çdo sulm ndaj diplomatëve në Liban do të ketë pasoja hakmarrëse –

nga 27
15:24 | 04/03/2026
0

Irani ka lëshuar një paralajmërim ndaj Izraelit dhe aleatëve të tij, duke kërcënuar se do të zgjeronte sulmet hakmarrëse nëse...

Po monitorojmë karburantet, nuk do tolerohen rritjet e pajustifikuara –

Po monitorojmë karburantet, nuk do tolerohen rritjet e pajustifikuara –

nga 27
15:12 | 04/03/2026
0

Shqipëria po preket nga Lufta në Lindjen e Mesme. Pasojat ekonomike kanë nisur të reflektohen menjëherë në tregun e hidrokarbureve....

Gati të sakrifikojmë edhe jetën për pronën –

Gati të sakrifikojmë edhe jetën për pronën –

nga 27
15:04 | 04/03/2026
0

Protesta e banorëve të Rrjollit për mbrojtjen e pronave të tyre ka hyrë në ditën e 34-të, ndërsa rezistenca në...

Produkt i veprimtarisë kriminale –

Produkt i veprimtarisë kriminale –

nga 27
14:56 | 04/03/2026
0

Skandali i zhdukjes së shisheve të shtrenjta të verës që u zbuluan në një qilar në një resort në pronësi...

Para
Çdo sulm ndaj diplomatëve në Liban do të ketë pasoja hakmarrëse –

Çdo sulm ndaj diplomatëve në Liban do të ketë pasoja hakmarrëse -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Çdo sulm ndaj diplomatëve në Liban do të ketë pasoja hakmarrëse –

Çdo sulm ndaj diplomatëve në Liban do të ketë pasoja hakmarrëse –

15:24 | 04/03/2026
Po monitorojmë karburantet, nuk do tolerohen rritjet e pajustifikuara –

Po monitorojmë karburantet, nuk do tolerohen rritjet e pajustifikuara –

15:14 | 04/03/2026
Po monitorojmë karburantet, nuk do tolerohen rritjet e pajustifikuara –

Po monitorojmë karburantet, nuk do tolerohen rritjet e pajustifikuara –

15:12 | 04/03/2026
Gati të sakrifikojmë edhe jetën për pronën –

Gati të sakrifikojmë edhe jetën për pronën –

15:04 | 04/03/2026
Produkt i veprimtarisë kriminale –

Produkt i veprimtarisë kriminale –

14:56 | 04/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Çdo sulm ndaj diplomatëve në Liban do të ketë pasoja hakmarrëse –
  • Po monitorojmë karburantet, nuk do tolerohen rritjet e pajustifikuara –
  • Po monitorojmë karburantet, nuk do tolerohen rritjet e pajustifikuara –
  • Gati të sakrifikojmë edhe jetën për pronën –
  • Produkt i veprimtarisë kriminale –
  • Produkt i veprimtarisë kriminale –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Çdo sulm ndaj diplomatëve në Liban do të ketë pasoja hakmarrëse –
  • Po monitorojmë karburantet, nuk do tolerohen rritjet e pajustifikuara –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com