Po monitorojmë karburantet, nuk do tolerohen rritjet e pajustifikuara – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Po monitorojmë karburantet, nuk do tolerohen rritjet e pajustifikuara –

15:12 | 04/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Ulni barrën fiskale dhe taksat vjetore të makinave –

I dënuar me dy vite burg për korrupsion në zgjedhje, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për pafajësi të Fredi Belerit –

Reshjet e dëborës zbardhin edhe Kukësin, Tropojën e Dibrën, si paraqitet situata –

Çfarë fshihet pas nismës së Partisë Socialiste për referendumet –

Shqipëria po preket nga Lufta në Lindjen e Mesme. Pasojat ekonomike kanë nisur të reflektohen menjëherë në tregun e hidrokarbureve. Këtë të mërkurë në disa pika karburantesh në Tiranë çmimi ka arritur në 179 lekë litri, nga 173-175 lekë/ litri një ditë më parë.

Autoriteti i Konkurrencës njofton se të gjitha ndërmarrjet që ushtrojnë veprimtarinë e tregtimit të karburanteve janë aktualisht nën monitorim. Në njoftimin e tij, Autoriteti i Konkurrencës thekson se nuk do të tolerojë luhatje të pajustifikuara të çmimeve.

Njoftimi i plotë:

Autoriteti i Konkurrencës njofton se, mbështetur në ligjin nr. 9121/2003, ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve me shumicë dhe me pakicë, me fokus të veçantë tek çmimet e benzinës dhe naftës në pikat e shitjes me pakicë.

Bëjmë me dije se, të gjitha ndërmarrjet që ushtrojnë veprimtarinë e tregtimit të karburanteve janë aktualisht nën monitorim nga Autoriteti i Konkurrencës. Në rast se vërehen luhatje të çmimeve që tejkalojnë masën e ndryshimeve të çmimeve në bursat ndërkombëtare, Autoriteti, në zbatim të ligjit nr. 9121/2003, do të ndërmarrë masat e nevojshme sipas kompetencave të tij.

Në praktikë, çmimet e karburanteve në tregjet ndërkombëtare përditësohen në mënyrë të vazhdueshme, duke reflektuar faktorë si oferta, kërkesa, kostot e përpunimit, si dhe zhvillime të tjera ekonomike apo gjeopolitike. Si rrjedhojë, sipas standardeve të konkurrencës së ndershme, pritet që luhatjet e çmimeve në tregun vendas të ndjekin të njëjtin drejtim dhe të jenë proporcionale me masën e ndryshimeve që regjistrohen në bursë. Çdo devijim i pajustifikuar, qoftë edhe rritje e pakoordinuar por më e shpejtë apo më e theksuar se ecuria e çmimeve ndërkombëtare, përbën tregues të mundshëm të sjelljeve jo konkurruese në treg.

Autoriteti i Konkurrencës thekson se nuk do të tolerojë luhatje të pajustifikuara të çmimeve, praktika që bien ndesh me logjikën e tregut ndërkombëtar, si dhe asnjë formë të mundshme koordinimi të çmimeve, abuzimi me pozitën dominuese apo praktikash të bashkërenduara mes operatorëve të tregut.

Me këtë proces monitorimi, Autoriteti synon të garantojë transparencë, funksionim të rregullt të tregut dhe mbrojtjen e konsumatorëve nga çmime të padrejta apo nga sjellje që cenojnë konkurrencën.

 

Sqarojmë se, në përputhje me misionin dhe kompetencat e përcaktuara për Autoritetin e Konkurrencës, të gjitha monitorimet dhe procedurat e mundshme hetimore kryhen vetëm në zbatim të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, pa u ndërthurur me atributet që i përkasin institucioneve të tjera ligjzbatuese në vend.

Të Lidhura

Rritet çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina –

Ulni barrën fiskale dhe taksat vjetore të makinave –

nga 27
10:05 | 27/03/2026
0

Konfindustria ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë shqiptare për vendosjen e çmimeve tavan të karburanteve përmes Bordit të Transparencës,...

I dënuar me dy vite burg për korrupsion në zgjedhje, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për pafajësi të Fredi Belerit –

I dënuar me dy vite burg për korrupsion në zgjedhje, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për pafajësi të Fredi Belerit –

nga 27
09:51 | 27/03/2026
0

Gjykata e Lartë i ka rrëzuar rekursin Fredi Belerit e Pandeli Kokaveshit, të cilët kishin ankimuar vendimin e Apelit të...

Reshjet e dëborës zbardhin edhe Kukësin, Tropojën e Dibrën, si paraqitet situata –

Reshjet e dëborës zbardhin edhe Kukësin, Tropojën e Dibrën, si paraqitet situata –

nga 27
09:19 | 27/03/2026
0

Reshjet e dëborës kanë përfshirë lartësitë mbi 900 metra në qarqet Kukës dhe Tropojë, duke zbardhur fshatrat e njësive administrative...

Çfarë fshihet pas nismës së Partisë Socialiste për referendumet –

Çfarë fshihet pas nismës së Partisë Socialiste për referendumet –

nga 27
09:17 | 27/03/2026
0

Duke folur para asamblesë së Partisë Socialiste të shtunën, kryeministri Edi Rama ritheksoi ambicien e tij për të ndryshuar Kushtetutën...

Para
Po monitorojmë karburantet, nuk do tolerohen rritjet e pajustifikuara –

Po monitorojmë karburantet, nuk do tolerohen rritjet e pajustifikuara -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rritet çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina –

Ulni barrën fiskale dhe taksat vjetore të makinave –

10:05 | 27/03/2026
I dënuar me dy vite burg për korrupsion në zgjedhje, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për pafajësi të Fredi Belerit –

I dënuar me dy vite burg për korrupsion në zgjedhje, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për pafajësi të Fredi Belerit –

09:51 | 27/03/2026
Reshjet e dëborës zbardhin edhe Kukësin, Tropojën e Dibrën, si paraqitet situata –

Reshjet e dëborës zbardhin edhe Kukësin, Tropojën e Dibrën, si paraqitet situata –

09:19 | 27/03/2026
Çfarë fshihet pas nismës së Partisë Socialiste për referendumet –

Çfarë fshihet pas nismës së Partisë Socialiste për referendumet –

09:17 | 27/03/2026
Dimër në pranverë? Zbardhet nga dëbora juglindja e vendit, si paraqitet situata me rrugët –

Dimër në pranverë? Zbardhet nga dëbora juglindja e vendit, si paraqitet situata me rrugët –

08:41 | 27/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Ulni barrën fiskale dhe taksat vjetore të makinave –
  • I dënuar me dy vite burg për korrupsion në zgjedhje, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për pafajësi të Fredi Belerit –
  • Reshjet e dëborës zbardhin edhe Kukësin, Tropojën e Dibrën, si paraqitet situata –
  • Çfarë fshihet pas nismës së Partisë Socialiste për referendumet –
  • Dimër në pranverë? Zbardhet nga dëbora juglindja e vendit, si paraqitet situata me rrugët –
  • Dimër në pranverë? Zbardhet nga dëbora juglindja e vendit, si paraqitet situata me rrugët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ulni barrën fiskale dhe taksat vjetore të makinave –
  • I dënuar me dy vite burg për korrupsion në zgjedhje, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për pafajësi të Fredi Belerit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com