Festimet e mbrëmjes së kaluar për fitoren e Zvicrës së shqiptarëve ndaj Serbisë nuk kanë kaluar pa incidente. Një ngjarje e rëndë është raportuar nga mediat italiane, teksa një i ri shqiptar është plagosur me thikë në Bazel të Zvicrës.
Mediat shkruajnë se 31-vjeçari ka qenë duke festuar fitoren e Zvicrës, falë golave të dy shqiptarëve Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, kur është qëlluar me thikë në këmbë nga 3-4 persona, të cilët më pas i kanë grisur dhe flamurin shqiptar që mbante me vete.
(Shkrimi në median italiane)