Po bëhen vrasjet me klering, kriminelët janë fuqizuar… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Po bëhen vrasjet me klering, kriminelët janë fuqizuar… –

13:40 | 03/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Deputeti demokrat, Ervin Salianji deklaroi sot në Komisionin Parlamentar të Sigurisë deputeti i PD-së, se gjithsecili ndihet i pasigurt pavarësisht pozicionit publik që ka dhe imagjinoni si është gjendja te qytetarët që është e përditshme, teksa ngriti alarmin për rendin dhe sigurinë, nisur dhe nga ngjarjet e fundit.

Salianji i kërkoi kreut të Komisionit Nasip Naço të japë mbështetjen për institucionet e sigurisë, teksa përmendi kërcënimin dhe përndjekjen e prokurorëve nga kriminelët, duke iu referuar dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Artan Tafani për qëllimet e Laert Haxhiut.

Ai tha se krimi është fuqizuar nën qeverisjen e maxhorancës aq sa kërcënojnë prokurorët e SPAK-ut.

“Z. kryetar më vjen keq që ju nuk jetoni fare me realitetin dhe çfarë ndodh në këtë vend. Ne nuk mund të fillojmë një mbledhje…prita në fakt të kishit një reagim për ngjarjet që ndodhin në Shqipëri…ky është komisioni i sigurisë Kombëtare dhe ju keni dëgjuar ose nëse nuk e keni dëgjuar është dita që ta rikthejmë në vëmendje të publikut dhe këtij komisioni që grupet kriminale kanë arritur në atë nivel për shkak të fuqizimit nën qeverisjen e maxhorancës tuaj që të kërcënojnë prokurorë të SPAK-ut që të vendosin në risk jetën e prokurorëve në këtë Republikë, të bëjnë përndjekje apo mbikëqyrje të prokurorëve dhe këto janë publikuar jo për shkak të ndonjë aksioni të Policisë së Shtetit, as për shkak të ndonjë merite të qeverisë, por për shkak se kriminelët të shtuar nën qeverisjen tuaj po kapin njëri-tjetrin dhe kur duan ta godasin njeri-tjetrin dhe nuk kanë mundësi, po përdorin policinë e shtetit për të goditur njëri-tjetrin, por ky është lajmi i mirë gjithsesi për çdo kriminel që përfundon para drejtësisë. Është në detyrën tuaj si kryetar komisionit dhe të komisionit që ta nisnit mbledhjen duke dhënë mbështetje për institucionet e sigurisë dhe drejtësisë në këtë vend duke kërkuar pa diskutim që për ngjarje të rënda të vijë dhe të japë shpjegim ministri i Brendshëm, kryetarja e SHISH dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë sepse u bënë ngjarje pas ngjarjesh që tentoni t’i mbuloni me tentativa për t’i kaluar në anale të pafundme, por këto sa po vijnë dhe po shtohen si ngjarje, sa po vijnë dhe po bie besimi i qytetarëve që qeveria mund të ketë ndonjë përpjekje për të luftuar apo për të qenë në krahun e atyre që luftojnë krimin dhe bandat kështu që besoj që është në nderin tuaj si maxhorancë, meqenëse nuk e nisët t’i jepni mbështetje tani, të gjithë bashkë dhe pa diskutim t’iu kërkojmë institucioneve që përmenda të vijnë dhe të përgjigjen për një ngjarje që në dijeninë time nuk ka ndodhur më përpara”, tha Salianji.

Për Naçon, deputetët e opozitës duhet të zbatojnë rregulloren për të kërkuar drejtuesit e institucioneve në komision.

“Nuk është aksion i bërë nga partitë, as nga opozita, as nga avokati i Popullit, është një sukses i policisë. Bëhuni 7 firma, bëni çdo lloj kërkese si e parashikon rregullorja. Nëse nuk bëheni ka mundësi të tjera rregullorja, seancë, interpelancë. Mund ta bëjë secili të spikatë për shkak të asaj që mendon se mund të dallojë mbi të tjerët”, tha Naço.

Në përgjigje Salianji deklaroi se kërkesa është bërë rreth një vit më parë, por sërish nuk kanë ardhur.

“Ju doni të kapeni si i mbyturi pas fijes së kashtës. Ka që në tetor të vitit të kaluar që është një kërkesë e firmosur sipas rregullores, për thirrjen e ministrit të Brendshëm dhe Drejtorin e Policisë dhe këtu nuk ka të bëjë me emra konkretë, ka të bëjë me drejtuesin e institucionit. Ka një vit pothuajse që ju nuk keni fuqi të thërrisni ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Policisë.

Drejtori nuk erdhi, duke e shtyrë mbledhjen me këtë drejtues pa arsye. Çështjen e Kushtetutës dhe Rregullores e keni shkelur me të dyja këmbët. Ju keni detyrimin që ta nisni mbledhjen duke iu dhënë mbështetje institucioneve të sigurisë”, u shpreh Salianji.

Ai theksoi se Policia e Shtetit duhet të bënte punën për të parandaluar krimet.

“Ju thoni që Policia e Shtetit ka bërë punë, po çfarë pune ka bërë Policia e Shtetit se dalin këta luftojnë njeri-tjetrin. Policia e Shtetit duhet të bënte punë për t’i parandaluar vrasjet. Zihen me njërit-tjetrin kriminelët, venë te policia kur plagosen apo kur kanë mbaruar sherret. Drejtues të korruptuar dhe të lidhur me krimin të Policisë së Shtetit dhe punonjës të ndershëm që vendosen qoftë përballë bandave, qoftë përballë drejtuesve të korruptuar që përdorin politikisht policinë për fushata zgjedhore dhe prandaj është kjo situatë e krimit në të gjithë Shqipërinë. Diku i rrahin, diku i vrasin, diku i kërcënojnë, diku i mbikëqyrin, diku kanë kontrollin në territor dhe këtë po themi ne të mos ia lëmë sovranitetin bandave, t’i japim mbështetje policisë, atyre punonjësve që duan ta luftojnë realisht, por duke nisur nga mbështetja në këtë komision se keni bërë shoë-n politik për këtë çështje në këtë komision për raste të pangjashme se kjo tregon guximin që ka krimi i organizuar për të mbikëqyrur, për të kërcënuar dhe madje sipas të dhënave që kanë dalë po nga Policia e Shtetit për të tentuar të eliminojnë prokurorë në këtë Republikë. Kjo është gjendja e kriminalitetit sot dhe gjendja e rendit e sigurisë publike në vend, ku gjithsecili ndihet i pasigurt pavarësisht pozicionit publik që ka dhe imagjinoni si është gjendja te qytetarët që është e përditshme. Vidhen përditshëm, iu vidhen pronat, makinat, që përballen me lloj-lloj keqbërësish përditshëm”, deklaroi më tej Salianji.

“Këtu ndodhin vrasje me klering ju thoni puna e Policisë së Shtetit”, tha ai. “‘Ma vri këtë aty, të të vras këtë këtu’. S’ka ndodhur ndonjëherë në botë të dëgjohet kjo. S’ka ndodhur ndonjëherë që kriminelët të diskutojnë se cili do të vrasë atë prokuror, cili do të eliminojë atë prokurorin tjetër. Ku është policia këtu, ku janë institucionet. Të gjithë këta që bëjnë këto janë njerëz të lidhur drejtpërdrejt me PS-në në fushata”, përfundoi Salianji.

Read more

Paga minimale rritet në 50 mijë lekë –

Shpërthim i fuqishëm në një bar në Crans-Montana, të paktën 10 të vdekur –

Festa e Vitit të Ri u kthye në tragjedi në Gjirokastër! Një nga tre viktimat, nipi i Gramoz Rucit (FOTO dhe EMRI) –

Goditet rrjeti i lojërave të fatit në Lezhë, arrestime dhe hetim për efektivë policie –

Të Lidhura

Qeveria miraton rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë –

Paga minimale rritet në 50 mijë lekë –

nga 27
13:23 | 01/01/2026
0

Nga sot, 1 janar 2026, hyn në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë. Rritja e pagës minimale...

Shpërthim i fuqishëm në një bar në Crans-Montana, të paktën 10 të vdekur –

Shpërthim i fuqishëm në një bar në Crans-Montana, të paktën 10 të vdekur –

nga 27
12:57 | 01/01/2026
0

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë në Zvicër. Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën dhe...

Festa e Vitit të Ri u kthye në tragjedi në Gjirokastër! Një nga tre viktimat, nipi i Gramoz Rucit (FOTO dhe EMRI) –

Festa e Vitit të Ri u kthye në tragjedi në Gjirokastër! Një nga tre viktimat, nipi i Gramoz Rucit (FOTO dhe EMRI) –

nga 27
12:53 | 01/01/2026
0

Personi në foto është i ndjeri Anxhelo Ruçi, i cili u nda nga jeta nga një aksident tragjik në orët...

Goditet rrjeti i lojërave të fatit në Lezhë, arrestime dhe hetim për efektivë policie –

Goditet rrjeti i lojërave të fatit në Lezhë, arrestime dhe hetim për efektivë policie –

nga 27
12:21 | 01/01/2026
0

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Fishat”, duke goditur një aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit...

Para
Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë 2023-2024, përcaktohen çiftet e turit të dytë –

Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë 2023-2024, përcaktohen çiftet e turit të dytë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Qeveria miraton rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë –

Paga minimale rritet në 50 mijë lekë –

13:23 | 01/01/2026
Shpërthim i fuqishëm në një bar në Crans-Montana, të paktën 10 të vdekur –

Shpërthim i fuqishëm në një bar në Crans-Montana, të paktën 10 të vdekur –

12:57 | 01/01/2026
Festa e Vitit të Ri u kthye në tragjedi në Gjirokastër! Një nga tre viktimat, nipi i Gramoz Rucit (FOTO dhe EMRI) –

Festa e Vitit të Ri u kthye në tragjedi në Gjirokastër! Një nga tre viktimat, nipi i Gramoz Rucit (FOTO dhe EMRI) –

12:53 | 01/01/2026
Goditet rrjeti i lojërave të fatit në Lezhë, arrestime dhe hetim për efektivë policie –

Goditet rrjeti i lojërave të fatit në Lezhë, arrestime dhe hetim për efektivë policie –

12:21 | 01/01/2026

Ndahet nga jeta ish-kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci –

12:13 | 01/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Paga minimale rritet në 50 mijë lekë –
  • Shpërthim i fuqishëm në një bar në Crans-Montana, të paktën 10 të vdekur –
  • Festa e Vitit të Ri u kthye në tragjedi në Gjirokastër! Një nga tre viktimat, nipi i Gramoz Rucit (FOTO dhe EMRI) –
  • Goditet rrjeti i lojërave të fatit në Lezhë, arrestime dhe hetim për efektivë policie –
  • Ndahet nga jeta ish-kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci –
  • Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makinat përplasen “kokë më kokë”, humbin jetën tragjikisht tre të rinj –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Paga minimale rritet në 50 mijë lekë –
  • Shpërthim i fuqishëm në një bar në Crans-Montana, të paktën 10 të vdekur –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com