Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

15:11 | 21/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit –

Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit –

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për mediat tha se dhuna e ushtruar gjatë protestës së 20 shkurtit në Tiranë tregoi “fytyrën kriminale të një regjimi që duhet bërë pluhur e hi nën këmbët e sovranit”.

Në reagimin e tij, Blushi akuzoi drejtpërdrejt qeverinë dhe strukturat e rendit për përdorim të tepruar force ndaj protestuesve, duke përmendur si rast flagrant plagosjen me plumb gome të një zonje në ballë, si dhe përdorimin e gazit lotsjellës pranë ambienteve fetare.

Sipas tij, 20 Shkurti shënoi një moment kthese politike, ku qytetarë nga e gjithë vendi u ngritën në një “kryengritje paqësore” kundër qeverisë, ndërsa reagimi i policisë u cilësua si akt represioni dhe intimidimi ndaj qytetarëve.

Blushi foli për arrestime pa shkak, dhunë ndaj të rinjve dhe përdorim të forcës në kundërshtim me ligjin, duke paralajmëruar përshkallëzim të reagimit opozitar deri në “rikthimin e lirisë për shqiptarët”.

Deklarata

20 Shkurti i rrëzimit pa kthim të diktaturave konfirmoi mbrëmë vendosmërinë e shqiptarëve për të shembur dhe për ta bërë pluhur e hi regjimin e kalbur të Edi Ramës. 20 Shkurti ishte një akt guximi historik, kur qytetarët nga e gjithë Shqipëria u ngritën në Tiranë përballë një regjimi që jeton nga dhuna, gënjeshtra dhe grabitja.

Falenderim dhe mirënjohje me përulje për të rinjtë, burra, gra e të moshuar që mbushën bulevardin dhe rrugët e Tiranës në një kryengritje paqësore, më të fuqishmen që ka njohur Shqipëria në dekada. Një protestë që jehoi në çdo familje shqiptare dhe u pasqyrua me profesionalizëm në mediat më të mëdha ndërkombëtare.

Kjo ditë guximi u përball me fytyrën më të shëmtuar dhe kriminale të Narkoshtetit, që në panik dhe me urdhër të Edi Ramës nuk kurseu dhunën, plumat e gomës, gazin, rrëmbimet dhe arrestimet e qytetarëve.
Partia e Lirisë dënon me ashpërsinë më të madhe gjuajtjen me plumb gome në ballë të një zonje, intelektuale, kandidate për deputete. Ky është akt kriminal shtetëror, atentat i pastër politik, vërtetoi para të gjithë shqiptarëve se ky regjim që qëllon gratë në ballë me plumba gome ka humbur çdo grimcë legjitimiteti.

Dënojmë dhunën çnjerëzore dhe kriminale të ushtruar ndaj protestuesve paqësorë, goditjet pas koke, rrahjet dhe shkelmimet e çizmeve të narkopolicë mbi qytetarë të rrëzuar përdhe, përdorimin kriminal të gazit dhe armëve në distancë të afërt nga banditët me dhe pa uniforma policie. Dënoj me forcën më të madhe qëndrimin kriminal të përdorimit të bombave tymuese dhe gazit në xhami, për të ua prishur namazin besimtarëve të cilët nuk kishin asnjë lidhje me protestën dhe nuk kishte asnjë protestë në territorin afër xhamisë.

Dënojmë rrëmbimet e qytetarëve, arrestimet pa shkak, burgosjet politike dhe frikësimin e të rinjve e të miturve. Nxënës të kthyer nga shkolla u trajtuan si kriminelë, u shantazhuan, u mbajtën në komisariate për të thyer shpirtin e tyre të lirë. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të çdo të arrestuari politik, ndër të cilët edhe Kryetarin e Lëvizjes Rinore për Integrim në Bashkinë e Kamzës, Bledi Bilja, i cili vijon të mbahet në dhunin flagrant të ligjit në qelitë e narkoregjimit.

Banditët me kapuçë, të paidentifikuar, që godasin dhe arrestojnë qytetarë, që rrëmbimin e personave e kanë kthyer në manual pune, veçanërisht për kundërshtarët e regjimit, janë një tjetër provë e kriminalizimit të policisë së shtetit. Fytyrat e shumë prej tyre janë identifikuar. Provat ekzistojnë. Dhe llogaria do të jetë personale. Askush nuk do të fshihet pas uniformës, kapuçit apo urdhrave të paligjshëm. Lidhur me këta naziskinë të policisë, Partia e Lirisë edhe më parë ka depozituar kallëzime të hollësishme në protesta të mëparshme, por prokuroria e kapur i mbylli çështjet.

Prokuroria nuk mund të fshihet më ose të deklarojë se është bërë palë e pushtetit dhe forcave naziskine të Edi Ramës, misioni i vetëm i të cilave është terrori dhe vetëm terrori ndaj qytetarëve. Nëse drejtësia hesht përballë kësaj dhune, ajo bëhet bashkëfajtore. Nëse nuk hetohen forcat naziskine, atëherë problemi nuk është vetëm dhuna, por kapja totale e drejtësisë, në funksion të mbrojtjes së një bande dhe interesave kriminale të saj, që po merr peng të gjithë shtetin.

E megjithatë, përballë gjithë këtij terrori, qytetarët qëndruan tre orë përballë dhunës, pa u thyer. Të rinjtë dhe adoleshentët e 20 Shkurtit u bënë tmerri i regjimit dhe shpresa e Shqipërisë. Ata treguan se e ardhmja nuk frikësohet, se Liria nuk shitet dhe nuk mbyllet dot në qeli. Sot Shqipëria është në një vijë ndarëse të qartë ose me lirinë dhe qytetarët, ose me dhunën dhe narkoshtetin. Kjo betejë nuk ndalet, përkundrazi do të përshkallëzohet në të gjitha mënyrat demokratike, deri në triumfin e plotë dhe rikthimin përfundimtar të lirisë për të gjithë shqiptarët.

Të Lidhura

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

nga 27
15:31 | 21/02/2026
0

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

nga 27
15:17 | 21/02/2026
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për mediat tha se dhuna e ushtruar gjatë...

Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit –

Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit –

nga 27
15:07 | 21/02/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së...

Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit –

Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit –

nga 27
14:53 | 21/02/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së...

Para
Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

15:31 | 21/02/2026
Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

15:17 | 21/02/2026
Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

15:11 | 21/02/2026
Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit –

Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit –

15:07 | 21/02/2026
Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit –

Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit –

14:53 | 21/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –
  • Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –
  • Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –
  • Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit –
  • Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit –
  • Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –
  • Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com