Policia e Shkodrës ka nisur procedimin penal në gjende të lirë për kreun e Drejtorisë së Rrugëve Rurale, Emergjencave Civile, Ujitjes dhe Kullimit, Bashkia Malësi e Madhe, pasi ka qëlluar me grusht përgjegjësin e Sektorit të Emergjencave Civile.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. S., 60 vjeç, me detyrë drejtor i Drejtorisë së Rrugëve Rurale, Emergjencave Civile, Ujitjes dhe Kullimit, Bashkia Malësi e Madhe, pasi ka kallëzuar shtetasi E. R., 64 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Emergjencave Civile, Bashkia Malësi e Madhe, se gjatë një konflikti për motive të dobëta, me 60-vjeçarin, ky i fundit e ka goditur me grusht. Vijojnë veprimet për verifikimin e këtij kallëzimi.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.
The post Plas grushti mes drejtorëve të Bashkisë, si degradoi sherri appeared first on 27.










