Pashko Ujka, ish-kryetari i Komunës së Velipojës është plagosur me armë zjarri silenciator pasditen e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës.
Burimet paraprake bëjnë me dije se ai është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku i është nënshtruar ndihmës mjekësore. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes si dhe as identiteti i autorit që ka plagosur Ujkën.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën ku kanë ndodhur ngjarja.