Plani sekret i BE kundër Orban, ja ç’parashikohet të ndodhë… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Plani sekret i BE kundër Orban, ja ç’parashikohet të ndodhë… –

19:20 | 29/01/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se zyrtarët në Bruksel kanë hartuar një plan sekret për të sabotuar ekonominë e Hungarisë nëse Viktor Orban vendos sërish këtë javë që të bllokojë BE-në për paketën e ndihmës 50 miliardë Euro për Ukrainën.

Sipas asaj që raporton Financial Times, plani tregon “tërbimin” në këtë moment rreth kryeqyteteve europiane për atë që një diplomat e konsideron si “politikën e shantazhit” që po ndiqet nga kryeministri hungarez, i cili sipas The Guardian, udhëheq shtetin më pro-rus brenda bllokut europian. Sipas mediave, strategjia shënjestron ekonominë e Hungarisë duke dobësuar monedhën e saj vendase dhe duke ulur në këtë mënyrë besimin e investitorëve.

Kujtojmë se Viktor Orban bllokoi në fund të Dhjetorit fondin për Ukrainën duke detyruar liderët europianë për një takim emergjent që është planifikuar të mbahet të enjten me synimin për të rishikuar këtë çështje.

Sipas Financial Times, në dokument deklarohet se “në rast se nuk ka një marrëveshje në samitin e 1 Shkurtit, të tjerë krerë shtetesh apo qeverish do të deklarojnë publikisht se për shkak të sjelljes jokonstruktive të kryeministrit hungarez… ata nuk mund ta imagjinojnë që (fondet e BE-së duhet t’i jepen Budapestit)”.

Burime thanë të hënën se liderët janë shpresëplotë për një marrëveshje me Orbanin dhe e shikojnë rrjedhjen e këtij dokumenti si një lëvizje politike me rrezik të lartë që mund të kthehet në bumerang. Monedha hungareze, forinti, ra me 0.7% të hënën, në nivelin më të ulët kundrejt Euros që për herë të fundit ndodhi në Tetor.

Ekonomia e Hungarisë është shumë e varur në tregun e përbashkët, pasi pothuajse të gjitha eksportet e saj shkojnë përtej kufirit me vendet fqinje. Ndërkohë BE-ja është përpjekur që të përdorë fondet si një mjet për të detyruar Hungarinë që të vazhdojë në përputhje me politikat dhe zbatimin e shtetit të së drejtës, një kërkesë bazë e anëtarësimit në bllok. Rreth 20 miliardë Dollarë janë ngrirë për shkak të shqetësimeve të BE-së në lidhje me të drejtat e LGBTQ+, por edhe çështje të tjera.

Janos Boka, ministri i Hungarisë për BE-në, tha për mediat se vendi i tij “nuk i dorëzohet presioneve” dhe se nuk ka ndonjë lidhje mes Ukrainës dhe aksesit të përgjithshëm në fondet e BE-së.

“Hungaria ka qenë dhe do të vazhdojë të marrë pjesë në konstruktivitetin e negociatave”, tha ai.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkroi se dokumenti i shkruar nga burokratët në Bruksel konfirmon faktin që qeveria e Hungarisë ka thënë prej kohësh, se fondet e BE-së po përdoren për shantazh politik nga Brukseli.

“Niveli i zhgënjimit të shteteve anëtare po rritet. Është më e lartë se në Dhjetor”, tha ai.

Një tjetër diplomat tha se Europa po fillon që të duket e dobët. Kuptohet se dokumenti është një dokument i shkruar nga sekretariati i Këshillit dhe mund të ketë dalë për të shtuar presionin ndaj Orban përpara takimit të së enjtes. Të premten doli lajmi se disa shtete anëtare po bëjnë presion për të aplikuar nenin 7 të traktatit të Bashkimit Europian që Hungarisë t’i hiqet e drejta e vetos nëse Orban vazhdon që të bllokojë vendimet e BE-së.

I tillë është shqetësimi rreth manovrave të Budapestit që bëri që Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, të braktiste planin e tij për të dhënë dorëheqjen në Korrik mes frikës se Orban mund të merrte kryesimin në samite derisa të gjendej një udhëheqës i ri. Një diplomat paralajmëoi se përdorimi i nenit 7 është zgjidhja e fundit dhe nuk duhet të përdoret pavarësisht zemërimit me Hungarinë. Ndërsa një tjetër tha se “diçka duhet bërë”, veçanërisht duke pasur parasysh se Hungaria do të marrë Presidencën e radhës së bllokut në Korrik./tvklan.al

Read more

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD –

Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër –

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara –

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt –

Të Lidhura

nga 27
14:42 | 14/12/2025
0

Të mërkurën pasdite, Sali Berisha do të mbledhë Këshillin Kombëtar. Mbledhja është vendosur gjatë takimi të një ditë më parë...

Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër –

Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër –

nga 27
14:38 | 14/12/2025
0

Një shqiptar i dënuar për vrasje në Angli, pasi u kthye në Shqipëri për të vuajtur dënimin është rikthyer përsëri...

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara –

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara –

nga 27
14:26 | 14/12/2025
0

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës bën me dije se specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka...

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt –

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt –

nga 27
14:06 | 14/12/2025
0

“Lapaj nuk përjashtohet, e kam përshëndetur protestën e tij të drejtë”, kështu është shprehur kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha...

Para
“Edi Ramën duhet të arrestojnë shqiptarët”, Berisha thirrje qytetarëve për… –

"Edi Ramën duhet të arrestojnë shqiptarët", Berisha thirrje qytetarëve për... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD –

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD –

14:42 | 14/12/2025
Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër –

Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër –

14:38 | 14/12/2025
Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara –

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara –

14:26 | 14/12/2025
Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt –

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt –

14:06 | 14/12/2025
Pranoj kritikat, por jo largimin –

Pranoj kritikat, por jo largimin –

13:50 | 14/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD –
  • Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër –
  • Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara –
  • Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt –
  • Pranoj kritikat, por jo largimin –
  • (VIDEO) Pamjet e aksionit, pezullohen 2 fabrikat e ferrokromit, gjobë 13 milionë lekë, 16 të arrestuar, 8 pronarët në kërkim –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD –
  • Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com