Të tjera detaje dalin në dritë për plagosjen e 11-vjeçarit, në fshatin Don të njësisë administrative Gjegjan të Pukës. Dyshohet se i mituri u plagos nga një 17-vjeçar në këmbë. 11-vjeçari me iniciale A.N është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen. Ndërsa pritet që të dalë me një informacion zyrtar, me detajet e zbardhura të plagosjes të së miturit.