Një 30-vjeçar me iniciale D.K ka qëlluar me thikë një 36-vjeçar në qytetin e Krujës. Mësohet se menjeherë pas sherrit policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të plagosjes. Po nga blutë në Durrës është bërë arrestimi në flagrancë i 31-vjeçarit Y.K pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur kushëririn dhe kunatën e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim D. K., 30 vjeç, banues në Krujë, pasi më datë 28.05.2022, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin R. F., 36 vjeç, banues në Krujë.
Po nga këto shërbime u arrestua në flagrancë shtetasi Y. K., 31 vjeç, banues në Krujë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur me fjalë kushëririn dhe kunatën e tij.”-njofton policia.
Video – Aksioni i antidrogë, 10 të arrestuar, zbulohet laboratori i kokainës (Detaje)
Dhjetë të arrestuar, lëndë narkotike e përzierës dhe dhjetëra mijëra euro është bilanci i aksionit të fundit antidrogë që ka...