I riu në foto është autori i plagosjes së Ardit Kërtushës në Durrës në lokalin e këngëtarit të famshëm, Noizy. Fotoja tregon autorin me kapele të zezë, bluze të kuqe, të shkurta dhe me kufje. Ai qëlloi me armë zjarri në këmbë Kërtushën, duke e lënë të plagosur.
Autori ende nuk është identifikuar nga policia. Ish-kandidati i PS për degët e Durrësit, është shprehur se personi në fjalë mbante një kapuç dhe një çantë në të cilën kishte edhe një tjetër armë zjarri.
Sipas tij autorit ishte i pajisur me 2 pistoleta ku njëra prej tyre i është bllokuar. Kërtusha ka deklaruar se sapo ka parë që autori ka qëlluar në drejtim të tij ai është larguar me shpejtësi duke iu shmangur plumbave.
Në kohën e ngjarjes lokali ka qenë i mbushur me shumë klientë që janë trembur kur kanë parë skenën. Kërtusha gjithashtu ka mbajtur dhe postin e ish kreut të FRESH në Durrës, ndërsa para zgjedhjeve të 25 prillit u pa në shoqërinë e Lulzim Bashës.